Lajme

BREXIT vë në lëvizje ndarjen e Mbretërisë së Bashkuar

Postuar në 31 Dhjetor, 2020 23:24

Akti i dytë i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të vendosë në tavolinë rishikimin e marrëdhënieve brenda vetë ishullit. Në një opinion publikuar në “Financial Times”, Philip Stephens, shkruan se shkëputja e Skocisë nuk është e pashmangshme, por marrëdhniet brenda Mbretërisë nuk mund të jenë më të njëjtat. 

Macron kërkon përherë lojën e madhe për Francën, jo Europën

Postuar në 31 Dhjetor, 2020 19:17

Revista “Foreign Policy” publikonte sot një shkrim nën autorësinë e Aaron Timms, me titullin tingëllues: Macron do një perandori franceze bazuar mbi gjuhën. Presidenti francez po profilizohet nëmediat e huaja si ideologu i fundit i Europës, për të cilën flet shpesh dhe madje propozon reforma. Mirëpo në këtë shkrim, interpretimi i ambicieve të tij vihet në një kontekst nacional duke na sugjeruar se Macron, ky njeri që synon historinë, në të vërtetë ka një projekt për Francën.

Qeveria e karagjozëve ndryshon sërish vendimin për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit

Postuar në 31 Dhjetor, 2020 13:23

Më datën 24 dhjetor qeveria ka vendosur të bëjë një ndryshim në vendimin nr. 389 të Këshillit të Ministrave që përcaktonte kriteret e lëshimit të pasaportës diplomatike dhe të shërbimit. Ndërhyrja prek atë që dihet se mund të prekë, pikën 14 që thotë shprehimisht se:

Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri më datë 31 dhjetor 2019

Babai i kryeministrit britanik aplikon për pasaportë franceze: Unë jam francez

Postuar në 31 Dhjetor, 2020 13:05

Mediat raportojnë se babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, ka njoftuar aplikimin për pasaportë franceze. Stanley Johnson, një ish-anëtar i Parlamentit Europian që votoi kundër BREXI-t ka deklaruar se familja e tij ka lidhje të forta me Francën dhe ndaj edhe po aplikon.

Nëse e kuptoj saktë, unë jam francez. Nëna ime u lind në Francë, mamaja e saj ishte tërësisht franceze siç ishte gjyshja e saj. Kështu që për mua është të rishpall atë që tanimë e kam. Dhe kjo më bën shumë të lumtur

Kina dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshje investimesh pas 7 vjetësh negociata

Postuar në 30 Dhjetor, 2020 16:05

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë arritur sot një marrëveshje investimi që do t'u japë kompanive Evropiane më shumë akses në tregjet kineze dhe do të ndihmojë në korrigjimin e atyre që Evropa i sheh si lidhje ekonomike të paekuilibruara. Marrëveshja ka qenë në diskutim për shtatë vjet dhe ka të ngjarë të marrë të paktën një vit për të hyrë në fuqi. Ajo shihet si një marrëdhënie e re me Kinën, të cilën BE e sheh njëkohësisht si partner, por edhe si rival sistemik.

Stilisti Pierre Cardin vdes në moshën 98-vjeçare

Postuar në 29 Dhjetor, 2020 19:52

Stilisti francez, Pierre Cardin, është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeç. Në një karrierë që zgjati më shumë se 60 vjet, Cardin mori njëkohësisht admirimin dhe përbuzjen e kolegëve të tij në botën e modës për nuhatjen e fortë për biznes dhe solli risi në pasarela.

Cardin, i cili ishte këshilltar i stilistëve si Jean Paul Gaultier, ishte aktiv në qarqet e modës deri në momentet e fundit, ndihmoi të rriteshin dizajnerët e rinj dhe mori pjesë në festa dhe evente, ndërsa shkonte rregullisht në zyrën e tij në Paris me Jaguar.

Vaksina e AstraZenecas nuk miratohet dot brenda janarit nga Autoriteti Europian i Barnave

Postuar në 29 Dhjetor, 2020 14:21

Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në negociata për vaksinat e zhvilluara nga Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna. Sigurisht problemi është tek afatet sepse një ditë vaksina do të vijë edhe në Shqipëri. Aktualisht në BE po përdoret vaksina e Pfizer e cila pretendohet se ka efikasitet gati 100%, por kërkon ruajtjë në temperature -70 gradë Celcius.

Qeveria mbushet me njerëz që nuk u ndihet zëri. Gent Cakaj vetërealizohet me dorëheqje të parevokueshme

Postuar në 29 Dhjetor, 2020 12:43

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot disa ndryshime në qeverinë e drejtuar prej tij. Olta Xhaçka është caktuar ministre e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes, kurse Gent Cakaj paska dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe kthehet në kabinetin e kryeministrit.

Kështu qeveria mbushet me njerëz të cilëve nuk u ndihet zëri, njësoj si Bledi Çuçit, apo të tjerëve që gradualisht po kalojnë në anonimitet të plotë.

Mitsotakis drejt ndryshimeve në qeverinë greke

Postuar në 29 Dhjetor, 2020 12:00

Gazeta greke “Kathimerini” njofton se kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis është duke konsideruar ndryshime në qeveri. Sipas gazetës që citon burime zyrtare, ndryshimet madje mund të nddodhin brenda ditëve dhe me gjasë të paprekshëm në këtë moment janë ministri i Mbrojtes, i Transportit, Kulturës, Mbrojtjes Qyetare dhe Qeverisjes Dixhitale.

Skema Ponzi e Robert Allen Stanford, Zvicra pranon kthimin e 150 mln$ në SHBA

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 23:41

Ministria zvicerane e Drejtësisë njofton kthimin SHBA-ve të 150 milionë dollarë të bllokuara në llogari bankare të ish-financierit amerikan Robert Allen Stanford. Ky i fundit është dënuar me 110 vjet burg për mashtrim dhe sipas palës zvicerane dënimi i tij permanent bëri të mundur çlirimin e fondeve drejt SHBA, ku deri më tani janë transferuar 50 milionë dollarë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme