Lajme

Facebook heq opsionin "Like" nga faqet

Postuar në 06 Janar, 2021 23:05

Facebook ka njoftuar se do të heqë opsionin “Like” nga faqet e veta të ridizenjuara e që përdoren nga figura publike. Sipas njoftimit zyrtar, në faqet e përdorura nga artistë, fiura publike, apo marka të ndryshme biznesi do të lihet vetëm opsioni i ndjekësve - folloëers si dhe do të vendoset një hapësirë e dedikuar për News Feed, ku përdoruesit do të mund të bashkohen në diskutime, ndërveprojnë me ndjkeësit. Arsyeja që ka dhënë Facebook është jobindëse:

Video/SHBA mbërrin në modelin shqiptar për zgjedhjet. Mësyhet Kongresi

Postuar në 06 Janar, 2021 22:49

Mbyllja e presidencës së Donald Trump është bërë me një epsiod grotesk që me shumë gjasë ka dëmtuar autoritetin e Amerikës në arenën ndërkombëtare më tepër se çdo gafë e presidentit. Mbështetës të tij kanë mësyrë në Capitol Hill duke detyruar senatorët të ndërpresin punën në seancë. Më herët Trump kishe deklaruar se nuk do të dorëzohej dhe nuk do të pranonte këtë vjedhje, por pas ngjarjeve në Capitol Hill ai ka bërë thirrje për qetësi.

Sulmi është cilësuar si një përpjekje për grusht shteti teksa Senati po certifikonte fitoren e Biden.

Sarhoshi pas ikjes së Nasipit. PS: Shikojeni një çikë ATË!

Postuar në 06 Janar, 2021 15:30

Po qarkullon këto orë një video ku shfaqet Edi Rama- kryeministri, me Lefter Kokën dhe më tutje si dekor tryeze, Damian Gjiknuri. Në video, kryeministri i bën thirrje dhe josh përmes telefonit Nasip Naçon, njeriu që sot shpalli se iu bashkua të majtës progresiste.

Dëgjoni mënyrën si flet kryeministri, se çfarë shakash banale bën dhe sesi premton dhe miklon Nasipin, një njeri që është aksident në politikë. Këta qeverisin Shqipërinë, kështu vendosen ministrat dhe drejtorët, këta vendosin. Mos harroni: Shikojeni një çikë atë nga pas se i ka punët në vijë.

Kapitujt e marrëdhënieve me Turqinë si premtimet elektorale në Vlorë

Postuar në 06 Janar, 2021 12:50

Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një njoftim për një vizitë të tijën në Turqi, për të cilën përcjell edhe pamjet nga mbërritja në aeroport.

Vesi del me shpirtin. Me Partinë deri sa të ketë ymër

Postuar në 06 Janar, 2021 11:35

Një lajm i gëzuar për socialistët: Nasip Naço ka kaluar me Partinë Socialiste. Sipas njoftimeve, Naço është shfaqur në Berat në krah të Blendi Klosit duke konfirmuar kështu kalimin e madh. Që nga sot Nasip Naço nuk është më ish-ministri i Sh.P.K, as pjesë e të keqes së madhe me emrin LSI. Ai është një socialist pa vese, i përkushtuar për atdheun dhe prosperitetin.

Nënshkruhet marrëveshje ushtarake 1.68 mld$ mes Izraelit dhe Greqisë

Postuar në 05 Janar, 2021 23:23

Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje 1.68 miliardë dollarë për krijimin e një qendre stërvitore të përbashkët ajrore.
Sipas mediave greke marrëveshja përfshin furnizimin me avionë M-346, mirëmbajtjen e avionëve T-6 si dhe sigurimi i simulatorëve, stërvitjeve dhe mbështetjes logjistike.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz ka theksuar se marrëveshja pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe sipas tij ajo do të ndikojë edhe në punësimin  e qindra vendeve pune në  të dyja vendet. 

Pandemia godet me intensitet të ndryshëm në Europë

Postuar në 05 Janar, 2021 22:58

Situata me pandeminë në Europë duket larg përmirësimit dhe ç’është më e papritura, intensiteti i saj nuk është homogjen. 
Kështu Gjermania, një vend që deri në fund të verës u duk se e kaloi relativisht lehtë situatën, aktualisht po përjeton një rritje të numrit të pacientëve me CoVid-19 dhe ka shtyrë afatin e kufizimeve deri më 31 janar. 

Eksperti britanik Farrar: Duhet të zhvillojmë brezin e dytë të vaksinave anti-CoVid-9

Postuar në 05 Janar, 2021 18:19

Një ndër ekspertët e njohur mjekësorë britanikë Jeremy Farrar, shprehet për revistën “Spiegel” se normaliteti është ende larg.

Do të na duhet kohë të rifitojmë besimin

shprehet ai.  

I pyetur nëse koronavirusi do të mposhtet këtë vit, Farrar shprehet se nëse gjërat do të ecin mirë, në fillim të vjeshtës apo dimrit të këtij viti do të mund të flitet për periudhën postpandemike. Shqetësim për ekspertin britanik janë dy variantet e reja të virusit, ai afrikan dhe britanik që sipas tij do të bëhen dominantë.

U gjet edhe programi elektoral i 2021-t: Të zhduket LSI!

Postuar në 05 Janar, 2021 12:19

…një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së. Çfarë degradimi

Këto ka thënë ndër të tjera sot kryeminstri i vendit dhe kryetar i asaj partie që mbylli pazarin e prillit 2013. Në atë kohë, moralin e marrëveshjes zotëria me emrin Edi kërkoi që t’ia linin përgjegjësive të liderit, i cili duhet të marrë vendime të vështira.

Video/12 miljet e Greqisë në Jon, mesazh për ulje tensionesh me Turqinë

Postuar në 04 Janar, 2021 22:08

Në Shqipëri vazhdon të debatohet pë zgjerimin e detit territorial nga ana e Greqisë në 12 milje në Jon. Sot u sollën në vëmendje shkrime të mediave greke, të përdorura për konsum të brendshëm, ndërkohë që në një tjetër dalje me funksion klikimesh, u tërhoq vëmendja se 12 miljet greke në Jon shkojnë edhe kundër Turqisë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme