Video/12 miljet e Greqisë në Jon, mesazh për ulje tensionesh me Turqinë
Në Shqipëri vazhdon të debatohet pë zgjerimin e detit territorial nga ana e Greqisë në 12 milje në Jon. Sot u sollën në vëmendje shkrime të mediave greke, të përdorura për konsum të brendshëm, ndërkohë që në një tjetër dalje me funksion klikimesh, u tërhoq vëmendja se 12 miljet greke në Jon shkojnë edhe kundër Turqisë.
Është e qartë tanimë se përtej urdhërit politik për të llomotitur kombëtarisht, në mediat shqiptare ka një frymë kundër Greqisë që i zbulon gazetarët në komplekset e tyre dhe për më tepër, tradhëton faktin e rëndë se një pjesë e madhe e tyre janë gabim dhe aksident në punën që bëjnë.
Megjithatë, një përgjigje më të kualifikuar për këtë çështje ka dhënë Artur Meçollari, ish-drejtues i Forcës Detare dhe pjesë e grupit negociator për marrëveshjen detare me Greqinë. Në një intervistë për AbcNews(dt. 25 dhjetor 2020), Meçollarit shprehet se 12 miljet në Jon nga Greqia janë një mesazh për ulje tensionesh me Turqinë. Arsyet i shpjegon Meçollari në videon më poshtë:
Add new comment