Lajme
Marrëdhëniet SHBA-BE në pikën më të ulët. Pompeo anullon turin në Europë
“Politico” i ka kushtuar një shkrim anullimit nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të vizitës së parashikuar në Europë.
Pasi refuzoi të njihte fitoren e Loe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane, sekretari i Shtetit, Mike Pompeo papritur është kaq i dedikuar për një tranzicion të qetë saqë anulloi një udhëtim në Bruksel…
MCN Tv zbardh draft/marrëveshjen e qeverisë me Pfizer për vaksinën
Mbërritja e vaksinës anti-CoVid-19 në Tiranë është mbuluar me shumë spekullime për shkak të konfidencialitetit që qeveria ruajti. Megjithatë disa dokumente kanë dalë sot në media, dokumente të cilat provojnë kalimin në doganë të një pjese të dozave, por edhe vendin e origjinës.
Raporti i aktivistëve të të drejtave të njeriut: Izraeli është një regjim aparteidi
Një grup për të drejtat e njeriut në Izrael ka publikuar një letër që pritet të provokojë polemika të ashpra.
Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta...Por jo kjo!
Lulzim Basha duket se ka gjetur një togfjalësh elektoral që sikur ngjit: Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta.
E bëri çorap edhe punën e vaksinës
Kryeministri ia ka dalë që të ngatërrojë mbarë vendin edhe me një zhvillim që teorikisht do të duhet të ishte pozitiv siç është vaksinimi kundër CoVid-19. Përtej diskutimit se vendi i origjinës është konfidencial për shkak të kërkesave të larta, qeveria nuk mund të mbajë të fshehtë dërgesën, llojin e vaksinës dhe mënyrën sesi ajo transportohet.
1075 vjet burg për predikuesin turk Adnan Oktar
Një gjykatë turke ka dënuar dje predikuesin televiziv të Islamit, Adnan Oktar me mbi 1000 vjet burg nën akuzën e krijimit dhe drejtimit të bandës kriminale, mashtrimit dhe abuzimit seksual. Ai u arrestua në korrik 2018 bashkë me 77 persona të tjerë dhe qysh atëherë ka qëndruar në burg.
Negociatat Turqi-Greqi, më 25 janar në Stamboll. Pala greke: Propozimi i Ramës, për të rënë në sy
Takimi mes Turqisë dhe Greqisë, i shumëpërfolur se do të zhvillohej në Tiranë, në të vërtetë do të mbahet në Stamboll. Gazeta konservatore greke “Kathimerini”, e cila është pranë kryeministrit aktual grek në qëndrime, njofton përmes një opinioni të Vassilis Nedos se Athina zyrtare ka refuzuar propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që është parë si një lëvizje për të impresionuar sesa për të zgjidhur punë.
SHBA fut sërish Kubën në listën e vendeve që financojnë terrorizmin
Administrata Trump ka ripërkufizuar Kubën si një vend që financon terrorizmin. Vendimi është njoftuar nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo duke arsyetuar se Kuba strehon persona të kërkuar nga SHBA si dhe mbështet kreun venezuelian, Nicolas Maduro.
Vendimi zhbën një akt të adminstratës Obama që mendonte të përmirësonte marrëdhëniet me fqinjin e vështirë jugor.
Mbyllja e llogarisë së Trump në Twitter, Problematike
Mbyllja e llogarisë së Donald Trump nga Twitter shikohet me rezerva edhe në Gjermani, një vend që nuk ka patur marrëdhëniet më të mira me presidentin amerikan. Zëdhënësi i kancelares, Merkel, Steffen Seibert ka përcjellë shqetësimet e Berlinit zyrtar për një vendim që po fiton përherë e më shumë natyrën e një demonstrimi force nga sektori i teknologjisë.
E drejta për të shprehur lirisht opinionet është me rëndësi themelore. Nisur nga kjo, kancelarja e konsideron problematike që llogaria e presidentit është bllokuar përgjithnjë
Biden zgjedh William Burns për drejtor të CIA-s
William Burns pritet të jetë drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA. Media të ndryshme raportojnë se Burns, një diplomat i vjetër, është zgjedhur nga presidenti i ri amerikan, Joe Biden për të drejtuar CIA-n. Ambasador në Rusi, më tej negociator për Iranian në administratën e Barack Obamës, sot Burns drejton një qendër studimore ndërkombëtare, Carnegie.
Z. Burns ndan besimin tim të thellë se shërbimet inteligjente duhet të jenë apolitike si nën presidentët demokratë, ashtu edhe republikanë