Pandemia godet me intensitet të ndryshëm në Europë
Situata me pandeminë në Europë duket larg përmirësimit dhe ç’është më e papritura, intensiteti i saj nuk është homogjen.
Kështu Gjermania, një vend që deri në fund të verës u duk se e kaloi relativisht lehtë situatën, aktualisht po përjeton një rritje të numrit të pacientëve me CoVid-19 dhe ka shtyrë afatin e kufizimeve deri më 31 janar.
Britania e Madhe ka shpallur gjendjen e karantinës kombëtare dhe duket se varianti i ri i Sars-Cov-2 ka vendosur vendin në një situatë të vështirë.
Franca është vendi që ka dështuar në shpërndarjen e vaksinës, ndërkohë që një lajm i mirë vjen nga Italia, ku një kompani ka zhvilluar vaksinën kundër CoVi-19.
Në vendet fqinj me Shqipërinë, Serbia ka siguruar një sasi të konsiderueshme vaksinash, sikurse Maqedonia e Veriut. Në Greqi njoftohet se vaksinimi i popullatës nis më 20 janar, çka duket se plotëson kuadrin e kontrollit të pandemisë në dy prej vendeve më të goditura.
Shqipëria paraqet aktualisht kurbë në rënie dhe nën kontroll. Më e keqja nëse ka kaluar duket se nuk ishte edhe aq tragjike për sistemin spitalor, ndonëse duhet pritur e ashtuquajtur valë e tretë apo edhe mënyra dhe intensiteti i variantit të ri që me shkallën e transmetimit mund të vërë seriozisht në provë sistemin spitalor.
Add new comment