Qeveria e karagjozëve ndryshon sërish vendimin për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit
Më datën 24 dhjetor qeveria ka vendosur të bëjë një ndryshim në vendimin nr. 389 të Këshillit të Ministrave që përcaktonte kriteret e lëshimit të pasaportës diplomatike dhe të shërbimit. Ndërhyrja prek atë që dihet se mund të prekë, pikën 14 që thotë shprehimisht se:
Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri më datë 31 dhjetor 2019
Vendimi i mësipërm u kundërshtua dhe nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, por që Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr. 264, datë 27.12.2019 konfirmoi ligjshmërinë e këtij vendimi. Pra u konsumuan dhe kapacitete njerëzore dhe materiale për mbrojtjen e tij dhe në përfundim rezultoi se VKM ishte e rregullt në të gjitha aspektet.
Konform këtij vendimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nxjerrë një njoftim përmes të cilit kërkonte nga poseduesit e këtyre pasaportave dorëzimin e tyre, pasi përndryshe:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta
Pra, me aq sa mund të kuptojmë: pasaportat kanë dalë jashtë funksioni. Këto na thonë aktet në fjalë, por vendimi I 24 dhjetorit e ndryshon këtë situatë kur sanksionon se:
Pra pasaportat vlejnë deri në qershor të vitit 2021. Interesante është se propozimin e ka bërë kryeministri, i cili nëse kujtojmë ndërseu ministrin në detyrë për të diskredituar përfituesit e këtyre pasaportave dhe metodën e ndjekur për lëshimin. Sot e shtyn afatin me 6 muaj. Emrin kësaj qeverie dhe këtij kryeministri mund t’ia vëmë vetë të gjithë.
Add new comment