Ka më poshtë se kaq? Alket Hyseni vetëshpallet "Politikë e Re"
Sot në atë që quhet Parlamenti shqiptar kanë dalë me radhë të ashtuquajtur të zgjedhur të popullit për të mbrojtur aktin e qeverisë për dhënien e shpërblimit familjes Rasha. Një ndër ta është edhe deputeti i Sarandës Alket Hyseni, që ka bërë bashkë disa fjali për të argumentuar atë që sipas tij përfaqëson akti i qeverisë.
Këto raste shkaktojnë, jo vetëm dhimbje në familje, jo vetëm dhimbje në shoqëri, por shpesh shkaktojnë edhe pasoja financiare dhe vështirësi të mëdha për familjet të cilave u ndodh. Për këtë arsye vjen ky reagim i qeverisë shqiptare. Ky reagim si një akt human i shprehjes së dhimbjes dhe solidaritetit. Ky reagim i qeverisë shqiptare, si një akt politik përgjegjshmërie institucionale. Ky reagim i qeverisë shqiptare, si një akt moral ndjese kolektive edhe kur faji mund të jetë individual.
Fatkeqët e politikës së vjetër, tentuan të keqpërdorin edhe këtë akt normativ, ashtu siç keqpërdorën ngjarjen për kreditë politike të pamerituara. U përpoqën të luajnë edhe me termin aksidental të këtij akti, i cili në fakt është një term i mirëfilltë juridik, zhargon në ligjin për sigurimet dhe risigurimet në Republikën e Shqipërisë, i cili në asnjë rast nuk konfondon faktin e ngjarjes dhe në asnjë rast nuk i jep të drejtë asnjë organi shtetëror, përveç se drejtësisë për të definuar nëse kemi të bëjmë me një veprim të paligjshëm që është vepër penale, që dënohet si vrasje, apo si vrasje me dashje, apo nga pakujdesia apo çdo formë tjetër që përcakton ligji, Kodi Penal shqiptar ”, u shpreh Hyseni.
Kjo përpjekje fatkeqe e politikës së vjetër është pjesë e filozofisë së tyre të përfitimit të krediteve politike siç kanë bërë dhe në të kaluarën. E filozofisë së tyre për të keqpërdorur dhe për të paguar fëmijë të mitur për t’u dhënë në duar molotovë me benzinë, për të goditur shtetin, institucionet shtetërore. Për t’u dhënë në duar gurë për të goditur xhamat e muzeve dhe të teatrove të operave. Për t’u dhënë në dorë hunj për të goditur semaforët e transportit publik të qyteteve tona
tha ndër të tjera Hyseni.
Një apologji dhe avokati e kryeministrit për një akt të turpshëm. Por më e befasishmja: Alket Hyseni e konsideron veten Politikë e Re!!! Ka më poshtë se kaq?
Add new comment