klodian rasha
Ka më poshtë se kaq? Alket Hyseni vetëshpallet "Politikë e Re"
Sot në atë që quhet Parlamenti shqiptar kanë dalë me radhë të ashtuquajtur të zgjedhur të popullit për të mbrojtur aktin e qeverisë për dhënien e shpërblimit familjes Rasha. Një ndër ta është edhe deputeti i Sarandës Alket Hyseni, që ka bërë bashkë disa fjali për të argumentuar atë që sipas tij përfaqëson akti i qeverisë.
Avokati i familjes Rasha: Pati tentativë për manipulimin e vrasjes
Idenë e manipulimit të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajadaraj, e mbështet edhe avokati i familjes Rasha, Sakip Lata. Për TvT, Lata shprehet se të dhënat e raportuara fillimisht nga policia, ishin të mjegullta, pasi linin të mendonin se fajtori ishte 25-vjeçari Klodian Rasha.
Sipas avokatit të familjes Rasha, vrasja e të riut është drejt zbardhjes, pasi siç thekson Lata, pamjet filmike vërtetojnë më së mirë ekzekutimin e Klodianit nga efektivi Hajdaraj.
Zgjidhjet autoktone shqiptare/Nga "i vrarë padrejtësisht" në "humbje jete aksidentalisht"
Vdekja e Klodian Rashës ishte tragjike, pavarësisht rrethanave. Rebelimi huliganesk që pasoi ishte një karikaturë karagjozësh, ndërkohë që vendimi i sotshëm i qeverisë shqiptare për të akorduar një pension të posaçëm për familjen e tij, bazuar në ligjin për sigurimet shoqërore, është drama e vërtetë e kësaj shoqërie.
Përkufizimi në vendimin e Këshillit të Ministrave i asaj që ndodhi është përtej çdo norme logjike:
Eksperti Rexhepi: Është vrasje, ka tendencë për fshehjen e ngjarjes
Eksperti kriminalistik, Artan Rexhepi e cilëson vrasje, mënyrën se si qëlloi efektivi i “Shqiponjave” 25 vjecarin Klodian Rasha. Eksperti Rexhepi në studio e lajmeve në TvT, tha se polici nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes pasi i riu është qëlluar pas shpine, çka sipas tij hedh poshtë alibinë e efektivit të patrullës, duke e cilësuar si vrasje.