Zgjidhjet autoktone shqiptare/Nga "i vrarë padrejtësisht" në "humbje jete aksidentalisht"
Vdekja e Klodian Rashës ishte tragjike, pavarësisht rrethanave. Rebelimi huliganesk që pasoi ishte një karikaturë karagjozësh, ndërkohë që vendimi i sotshëm i qeverisë shqiptare për të akorduar një pension të posaçëm për familjen e tij, bazuar në ligjin për sigurimet shoqërore, është drama e vërtetë e kësaj shoqërie.
Përkufizimi në vendimin e Këshillit të Ministrave i asaj që ndodhi është përtej çdo norme logjike:
humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore
Pra nuk kemi vrasje, kemi një humbje jete – Aksidentalisht – si pasojë e veprimeve policore. Mbi cilin raport zyrtar Këshilli i Ministrave bën këtë kualifikim të ngjarjes? Sigurisht mbi llafet e hedhura lart e poshtë dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga policia. Po hetimi penal që ka nisur çfarë vlere ka? Po nëse prokuroria konstaton se personi mund të ketë kundërshtuar punonjësin e policisë?
Pyetjet janë të shumta, por vendimi tanimë është marrë dhe ai na tregon jo vetëm stresin ku ndodhet kryeministri, por edhe monetarizimin e dinjitetit në këtë vend. Ndoshta ka qenë kështu përherë dhe ne kemi keqkuptuar historinë e identitetit tonë. Për ta kuptuar mirë se çfarë do të thotë ky lloj kualifikimi me një akt normativ administrativ si VKM le të ecim pak në kohë. Ditën e dorëheqjes nga detyra, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj do të deklaronte ndër të tjera se kishim të bënim me:
...një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie
Si evoluoi kështu kualifikimi zyrtar i të njëjtës ngjarje që i kushtoi vendit një jetë njeriu, një dorëheqje ministri dhe një pension të posaçëm? Këtë mund ta dijë vetëm një njeri që quhet Edi Rama, i cili vepron këtu identikisht si paraardhësi i tij në Gërdec.
Ky nuk është rasti i parë. Pak vite më parë ndodhi që një helikopter i ushtrisë të rrëzohej dhe dy pilotë të humbisnin jetën. Brenda po asaj dite Ministria e Mbrojtjes akordoi statusin e dëshmorit, prej nga ku rrjedh trajtimi financiar për familjet. Tri ditë më pas, prokuroria nisi hetimet për shkelje të rregullave të fluturimit, çka vendoste në diskutim të gjitha masat e marra. Pse atëherë nuk dha dorëheqje ministrja? Pse nuk u largua ajo nga detyra?
Si vallë u shitka dhe bleka kaq kollaj gjaku në këtë vend ku rron e prosperon një popull me tradita të shquara të lirisë?
Kujtoni sesi para disa vitesh, kur ministër i Transporteve ishte Edmond Haxhinasto, një aksident tragjik që i mori jetën fëmijëve të një familjeje, për shkak të një devijimi të paligjshëm të rrugës drejt një karburanti, u mbyll. Si mundet prindërit të bëjnë këtë Pazar me të ndjerët?
Kjo ndodh në Shqipëri, në këtë vend interesant ku në mënyrën më të pabesueshme mileti e kërkon moralin nga qeveria, pa u kujtuar se e ka harruar dhe shkelmuar atë më brutalisht se ndonjëherë. E kur blihet gjaku kështu – term i huazuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që e quan VKM-në zgjidhje kanunore – e marrim me mend sesa shpejt mbyllen gojët që edhe kur hapen, llapin për ndonjë kockë. Autoktonë të vërtetë dhe të pakopjueshëm.
Comments
Ky shtet, qe me veprimet e
Ky shtet, qe me veprimet e shemtuara policeske po ia kalon edhe regjimeve fashiste apo atij "aparteid" te Frances nen regjimin e diktatorit xhuxh Makaron, nuk e ka pwr turp e as per here te pare qe te fsheh krimet e tij.
Gjenerali katofashist Sander Leshaj, qe e barazpeshon veten e tij me fashistin prift katolik Pater Harapin, e inaguroi punen e tij me vrasjen makabre duke i zene pusi grekut etnik Kostandinos Kacifas (u prehte je paqe) kur, ky i fundit as qe nuk kishte nder mend te vriste polic, se po te donte, i kishte vrare kur ata i kishte perballe kafese qe po pinte.
Akoma sot e kesaj dite, vrasja e te ndjerit Kacifas trillohet dhe mbulohet me pluhurin e nacionalizmit shterpist shqiptarist, qe eshte shterp nga civilizimi dhe i mbarsur me debilizma dhe skizofreni.
U prehshin ne Paqe dhe Allahu i Madherueshem ua lehtesofte dheun Rashes dhe Kacifas, ketyre djemve te pafajshem qe nenat nuk i kane sot.
Add new comment