Eksperti Rexhepi: Është vrasje, ka tendencë për fshehjen e ngjarjes

Postuar në 10 Dhjetor, 2020 00:53

Eksperti kriminalistik, Artan Rexhepi e cilëson vrasje, mënyrën se si qëlloi efektivi i “Shqiponjave” 25 vjecarin Klodian Rasha. Eksperti Rexhepi në studio e lajmeve në TvT, tha se polici nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes pasi i riu është qëlluar pas shpine, çka sipas tij hedh poshtë alibinë e efektivit të patrullës, duke  e cilësuar si vrasje.

Nëse njerëzit kanë në dorë diçka dhe vrapojnë, nuk do të thotë se ka armë, viktima është qëlluar pas shpine, ai ka qenë në largim, nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. Polici nuk ka pasë nevojë të drejtonte armën dhe të qëllonte. Fakti që i ndjeri ka marrë plumb pas shpine nuk e legjitimon aktin, pra nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrotjes, është veprim flagrant ligjor”.

 Me një bindje të plotë, eksperti i kriminalistikës Rexhepi, shprehet se shumica e efektivëve të policisë nuk e kalojnë klasën në qitje.

Si e kanë autorizuar punonjësin me armë duke e vrarë, nëse futemi lirisht në konkurs qitjeje, kanë shanse që shumica të ngelin në kurs”.

Duke iu referuar të dhënave të deritanishme të dinamikës së ngajrjes së raportuar nga autoritetet ligjzbatuese, Rexhepi thotë se ka një tendencë fshehjeje të ngjarjes.

Përbaltja e viktimës është praktika që ndodh rëndom, nuk ka të drejtë polici të bëjë ligjin, ka një tendencë të fshehjes, duke fshehur gjërat rëndohet situata, duhet transparencë”.

Comments

Submitted by Bert (not verified) on

Më falni, nuk e kam kuptu ktë shprehje; "Si e kanë autorizuar punonjësin me armë duke e vrarë, nëse futemi lirisht në konkurs qitjeje, kanë shanse që shumica të ngelin në kurs”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.