Sondazhi: Boris Johnson humbet shumicën dhe madje edhe mandatin e vet në Parlament
Agjencia “Reuters” raporton sot për të dhënat e një sondazhi sipas të cilit parashikohet se kryeministri britanik, Boris Johnson mund të humbasë shumicën në zgjedhjet e ardhshme, por madje edhe vendin e tij në Parlament. Sondazhi e lidh këtë rënie me mënyrën sesi Johnson menaxhoi pandeminë, ndërkohë që vihet në dukje edhe fakti se askush prej dy partive kryesore nuk do të jetë në gjendje të fitojë si shumicë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga pyetja e 22 000 njerëzve, konservatorët aktualisht në pushtet do të humbasin 81 vende në Parlament, duke mbetur me 284 vende ndërkohë që Laburistët mendohet se mund të arrijnë në 282 vende. Partia Nacionaliste Skoceze parashikohet të marrë 57 vnga 59 vende në Skoci, duke u shndërruar në faktorin përcaktues për krjimin e qeverisë. Po kështu Johnsosn rrezikon mandatin e vet në Uxbridge, në perëndim të Londrës.
Këto rezultate, nëse do të konfirmohen, do të sinjalizonin probleme me kohezionin e Mbretërisë, edhe kështu tronditur nga pandemia që ka marrë jetët e 74 mijë njerëzve.
Comments
Prisni njehere te vijne zgjedhjet
Po prisni njehere te vijne zgjedhjet. Jeni duke folur per nje kryeminister qe mori nje shumice derrmuese zgjedhjet e fundit. Nejse vazhdoni besojini sondazheve te tipit Gani Bobi!
Add new comment