Përpjekja për kundër - Lajm ndaj Përmbytjeve. KM. zgjedh me intuitë sheshndërtimin e spitalit të Fierit
Sot në disa media është shpërndarë një video e kryeministrit Edi Rama në Fier që kërkon me sy dhe intuitë urbanisit një vend për ndërtimin e një spitali të ri. Duke shëtitur nëpër rrugë, z. Rama në një moment thotë:
Kjo këtu është perfekte dhe duhet bërë menjëherë komunikimi me zotëruesit e pronës dhe duhet bërë e artë që do jetë marrëveshje korrekte dhe e qartë për detyrimet e qeverisë ndaj tyre. Procedurat dhe të fillojë puna. Dhe për cdo ditë që qeveria nuk mban angazhimin ata do të shpërblehen. Menjëherë nxirr emrat e familjeve që janë në këtë pjesë dhe të jenë të qetë që shpronësimi të jetë i sigurt. Të mos kemi problematike si në kohën e Saliut që ju humbte dokumentet
Pra pa ndonjë plan studimi, pa pyetur askënd, një njeri i vetëm vendos për ndërtimin e një vepre madhore duke preku pronat e të tretëve.
Spitali do menaxhohet nga turqit dhe i ngjan historisë së aeroportit të Vlorës, që do ishte modern dhe do sillte zhvillim. Për ata banorë të zonës që shohin televizionin dhe vihen para faktit se dikush nga Tirana erdhi dhe vendosi se në pronë të tyre ndërtohet diçka, sigurisht që është një prishje terezie, nëse ka terezi në ato anë.
Sepse Fieri e di shumë mirë se çfarë ndodhi me inceneratorët dhe premtimet e këtij njeriu që e trajton gjithë Shqipërinë si çiflig personal.
Pse vallë sot me kaq nxitim ky lajm? Sigurisht që për të thënë se diçka u arrit në Turqi dhe e dyta për të prodhuar një kundërlajm ndaj Lajmit të përmbytjeve që vijon të jetë tanimë “lajm endemik” në Shqipërinë e Rilindjes Urbane që nuk është kujtuar për kanalizimet e të tjera çështje që zbulojnë sesi punohet në këtë vend.
Add new comment