Pushteti i 4-t merr rolin e akuzës/CNN do futjen në burg të Donald Trump
Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton ka deklaruar gjatë një interviste për CNN se vënia në zbatim e amendamentit 25 për shkarkimin e presidentit, do të turbullonte edhe më shumë situatën në SHBA.
Nuk mendoj se ne duhet të ekzagjerojmë. Janë vetëm 13 ditë për Trump në detyrë
ka thënë Bolton.
Më shumë interes ka ndërhyrja e të ashtuquajturit moderator të CNN që provon tendencën e hapur ndaj një krahu dhe një titullari kur pyet Bolton nëse mendon se Trump i ka duart me gjak, referuar viktimave të protestës mbi Capitol Hill.
Mendoj se po
ka qenë përgjigja e Bolton.
Duke shpjeguar atë që thotë amendamenti i 25-të, Bolton ka vënë në dukje karakterin e krizës që do të provokonte një situatë e tillë juridike. Kjo sepse ky amendament i jep të drejtë Presidentit të kundërshtojë shpalljen si të paaftë nga Kongresi dhe zv.presidenti, për një çështje për të cilën jepet 21 ditë kohë të zgjidhet.
Imagjinoni dy presidentë që konkurojnë për këtë gjë, do ta bënte situatën që është kështu siç është, keq, shumë më të rëndë
ka thënë Bolton.
Ky argument juridik që aktualizohet si apel për qetësi dhe kujdes për të mos shkuar më tej se ç’duhet, pasohet nga një qëndrim i gazetarit që e cilëson qëndrimin e Trump se zgjedhjet u vodhën, si një gënjeshtër. Është diçka që nuk ka sesi ta certifikojë një gazetar, sikundër po bën së fundmi Facebook dhe Twitter që pas çdo postimi të Trump nënvizon se nuk ka asnjë argument që të provojë se zgjedhjet janë vjedhur.
Pyetja pasuese e gazetarit është edhe më befaseuse: Mendoni se Trump do të shoqërohet nga shërbimi sekret jashtë Shtëpisë së Bardhë?
Bolton thotë se Trump do jetë duke luajtur golf, diçka që përgënjeshtron emocionalisht një gazetar që po na thotë se presidenti duhet të shkojë në burg sepse establishmenti ku ai bën pjesë është shqetësuar.
Është e vështirë të perceptohet në vende si Shqipëria sesi media si këto, që i janë vardisur botës për dekada si fanar lirie dhe demokracie, po lënë pas në standardin e propagandimit dhe komentimit të njëanshëm edhe Zërin e Popullit apo RTSH-në, për të mos thënë që për nga obsesioni kundër Donald Trump pak e ndan nga modeli i Ri Chun-hee.
Comments
"....sepse establishmenti ku
"....sepse establishmenti ku ai bën pjesë është shqetësuar." Me kete fjalen e huaj, duhet te jeni me te qarte se cfare kuptoni kur e perdorni, se vetem ca shtoni dozen e dyshimit mbi kedo e gjithcka.
CNN nje miku im amerikan e
CNN nje miku im amerikan e quan:
Communist News Network keshtu qe fiks e ke keta jane me keq se zeri i popullit qe u jepte mandaten atyre qe duhej te vdisnin e ronin ne ate kohen e xhaxhit.
Add new comment