Kulturë

Fytyra e vërtetë e Ministrisë së Kulturës(shoqëruar vendimi i KKA-së)

Postuar në 02 Tetor, 2017 18:23

Me një reagim të gjatë Ministria e Kulturës ka mohuar raportimet në media për ndërtimin e një objekti tregtar në Parkun Kombëtar të Butrintit. Por ajo që thuhet në sqarimin e detajuar është pikërisht ekzistenca e një udhëzimi që lejon ngritjen e një Qendra Multifunksionale Shërbimesh të cilat, sipas Ministrisë së Kulturës “do tregëtojnë vetëm produktet e miratuara dhe certifikuara paraprakisht nga Ministria e Kulturës”.

Ndërron jetë Robert Elsie

Postuar në 02 Tetor, 2017 10:03

Ka ndërruar jetë albanologu kanadez Robert Elsie. 67 vjeç, Elsie lidni në vitin 1950 në Vankuver të Kanadasë por ishte me origjinë gjermane. Autor i disa librave, përkthyes i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, mes të cilave edhe “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës, Elsie ishte i njohur dhe komunikonte me publikun shqiptar. Ai shfaqej në intervista të shumta, ka po ashtu një aktivitet të dendur me katalogimin online të librave apo burimeve të ndryshme për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes faqes së “albanianhistory.net”.

Rruga e gjatë e marrëdhënieve diplomatike gjermano-shqiptare

Postuar në 02 Tetor, 2017 09:13

Nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike gjermano-shqiptare qe një ngjarje shumë e rëndësishme për Shqipërinë komuniste të kohës edhe pse në krahasim me shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Gjermanisë së atëhershme perëndimore qenë shumë të vonuara. 

Me politikën e orientuar drejt lindjes Gjermania Perëndimore, pra Republika Federale e Gjermanisë (RFGJ) kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me "republikat popullore” të Evropës lindore, e në fund, në vitin 1972, madje edhe me Republikën Demokratike Gjermane.

Botohet fjalori italo-arbëresh për zonën e Molises

Postuar në 30 Shtator, 2017 23:18

Del në dritë në Itali i pari fjalor italo-arbëresh që trajton zonën e Molises. Fjalori nga autorët quhet Polinomik dhe Social dhe ai është realizuar me bashkëpunimin e shumë qytetarëve të komunave të Campomarino, Montecilfone, Portocannone dhe Ururi, me koordinim të Feranda Pugliese dhe nën drejtimin e Giovanni Agresti. Gjuha e këtyre zonave është në rrezik zhdukjeje dhe qytetarët janë treguar të gatshëm të kontribuojnë duke “dëshkuar lidhjen e fortë me trashëgiminë  e tyre gjuhësore”.  Në hyrjen e  fjalorit(vocabolario) shpjegohet arsyeja e një punimi Polinomik dhe Social.

Di Caprio në rolin e presidentit Theodore Roosevelt

Postuar në 28 Shtator, 2017 14:26

"Paramount Pictures" dhe regjisori Martin Scorsese kanë nisur xhirimet për filmin mbi jetën e presidentit të 26 amerikan Theodore Roosevelt. Në rolin kryesor do të jetë  aktori Leonardo Di Caprio. Skenari mban firmën e Scott Blum dhe është përshtatur për  filmin autobiografik që do të mbajë titullin “Roosevelt”.

Ish-presidenti amerikan ka pasur një karrierë shumëdimensionale që filloi nga radhët e marinës amerikane. Rritja e tij në politikë nisi me zgjedhjen si Guvernator i New York-ut dhe më pas si president  pas vrasjes së William McKinley.

Zbulohet në Irak qyteti i themeluar nga Aleksandri i Madh

Postuar në 26 Shtator, 2017 16:00

Një qytet i panjohur antik që besohet të jetë themeluar nga Aleksandri gjatë fushatës së tij në Lindje, u zbulua në Irak. Sipas një artikulli të botuar në The Times, Qalatga Darband, një  vendbanim i fortifikuar, në Irakun verior, me aktivitet intensiv tregtar (veçanërisht në tregtinë e verës) duket se është kaluar pa u vënë re derisa mbetjet u zbuluan nga arkeologët e Muzeut Britanik në ndihmën e dronëve.

Kapja në kufi e At Zef Pllumit gjatë arratisjes

Postuar në 25 Shtator, 2017 13:20

At Zef Pllumi tentoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës më 27 shtator 1967. Ai që e ndali momentin e fundit ishte tekniku me emrin Marash. Historiani dhe studiuesi Kastirot Dervishi sjell në vëmendje goditjen që i bëri regjimi komunist klerikut katolik duke publikuar një foto që tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit në kufi.

Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikçit dhe sekretari i organizatës bazë të partisë.

Albanologu Pier Kaban, ministres Kumbaro: Mos e shkarkoni drejtorin e Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Postuar në 23 Shtator, 2017 13:37

Genc Burimi, komentator që zakonisht shfaqet në faqet e gazetës “Shekulli”, ka publikuar sot në gazetën “Panorama” një letër për kryeministrin Edi Rama. Letra ngre shqetësimin për largimin nga detyra e drejtorit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë, të Marin Haxhimihalit. Ky i fundit sipas Burimit, është kthyer nga Franca 6 vjet më parë, me dëshirën (sic) për të dhënë kontributin e vet në arkeologji, fushë ku edhe është diplomuar. Burimi nuk harron të theksojë edhe hollësinë se Haxhimihali që sot është larguar mga detyra – “pa bujë” – është nipi i Aleks Budës. 

Në Bibliotekën Kombëtare u dogjën materiale që nga viti 1905

Postuar në 21 Shtator, 2017 14:14

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani zbardhi pasojat e zjarrit që ra në këtë institucion në muajin mars.  Sipas saj, zjarri ka shkrumbuar 3 308 tituj, nga të cilat 748 janë formate gazetash që datojnë nga vitet 1905, 1930, 1950 etj.
Drejtoresha e Bibliotekës theksoi se dëmet janë të konsiderueshme, por shtoi se një pjesë e mirë e titujve të djegur do sigurohen përmes kopjimit nga bibliotekat e tjera.
"Kemi mundesi te sigurojme te gjitha kopjet nga biblioteka te tjera. Janë djegur tre rafte të mëdha me libra", tha Asllani. 

Zbulim i madh arkeologjik në Greqi - gjendet tempulli i Artemisës në Eubea

Postuar në 21 Shtator, 2017 08:41

Pas një shekulli kërkimesh, është gjetur në Eubea të Greqisë tempulli i Artemisit. Fati  ka buzëqeshur injë grupi arkeologësh zviceranë që e identifikuan tempullin në qytetin e vogël peshkatar të Amarynthos, në këmbët e kodrave Paleokklisies. Ai ndodhet 10 km larg nga vendi ku deri më tani mendohej se gjendej.

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë