Në Bibliotekën Kombëtare u dogjën materiale që nga viti 1905
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani zbardhi pasojat e zjarrit që ra në këtë institucion në muajin mars. Sipas saj, zjarri ka shkrumbuar 3 308 tituj, nga të cilat 748 janë formate gazetash që datojnë nga vitet 1905, 1930, 1950 etj.
Drejtoresha e Bibliotekës theksoi se dëmet janë të konsiderueshme, por shtoi se një pjesë e mirë e titujve të djegur do sigurohen përmes kopjimit nga bibliotekat e tjera.
"Kemi mundesi te sigurojme te gjitha kopjet nga biblioteka te tjera. Janë djegur tre rafte të mëdha me libra", tha Asllani.
Sipas asaj që thuhet zyrtarisht, ishte një shkëndijë elektrikeqë shkaktoi zjarrin në katin e nëndheshëm të Bibliotekës, aty ku edhe ruhen materiale historike dhe libra të një rëndësie të veçantë.
Comments
Ra, apo ia vune vete?!? Kjo
Ra, apo ia vune vete?!? Kjo eshte pyetja!
Add new comment