shkendije elektrike
Në Bibliotekën Kombëtare u dogjën materiale që nga viti 1905
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani zbardhi pasojat e zjarrit që ra në këtë institucion në muajin mars. Sipas saj, zjarri ka shkrumbuar 3 308 tituj, nga të cilat 748 janë formate gazetash që datojnë nga vitet 1905, 1930, 1950 etj.
Drejtoresha e Bibliotekës theksoi se dëmet janë të konsiderueshme, por shtoi se një pjesë e mirë e titujve të djegur do sigurohen përmes kopjimit nga bibliotekat e tjera.
"Kemi mundesi te sigurojme te gjitha kopjet nga biblioteka te tjera. Janë djegur tre rafte të mëdha me libra", tha Asllani.