Kapja në kufi e At Zef Pllumit gjatë arratisjes
At Zef Pllumi tentoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës më 27 shtator 1967. Ai që e ndali momentin e fundit ishte tekniku me emrin Marash. Historiani dhe studiuesi Kastirot Dervishi sjell në vëmendje goditjen që i bëri regjimi komunist klerikut katolik duke publikuar një foto që tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit në kufi.
Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikçit dhe sekretari i organizatës bazë të partisë.
Tekniku i pyjeve (i fotos), i përkushtuar deri në fund për realizimin e qëllimit të tij, me dy punëtorë dhe dy pushkatarë e dërgoi At Zefin në Tamarë, pikërisht atje ku do ta merrnin njerëzit e specializuar të regjimit, të cilët do t’i jepnin dënimin e dytë me 25 vjet burgim. At Zef Pllumi u burgos dy herë nga regjimi komunist në periudhat: 15.10.1946-15.10.1949 dhe 27.9.1967-11.4.1989.
Add new comment