Botohet fjalori italo-arbëresh për zonën e Molises

Postuar në 30 Shtator, 2017 23:18

Del në dritë në Itali i pari fjalor italo-arbëresh që trajton zonën e Molises. Fjalori nga autorët quhet Polinomik dhe Social dhe ai është realizuar me bashkëpunimin e shumë qytetarëve të komunave të Campomarino, Montecilfone, Portocannone dhe Ururi, me koordinim të Feranda Pugliese dhe nën drejtimin e Giovanni Agresti. Gjuha e këtyre zonave është në rrezik zhdukjeje dhe qytetarët janë treguar të gatshëm të kontribuojnë duke “dëshkuar lidhjen e fortë me trashëgiminë  e tyre gjuhësore”.  Në hyrjen e  fjalorit(vocabolario) shpjegohet arsyeja e një punimi Polinomik dhe Social.

Vepra leksikografike nuk duhet të kufizohet në dokumentimin e pasurisë gjuhësore –kulturore lokale, por duhet të kontribuojë në rigjallërimin e përdorimit pranë komunitetit të interesuar…”, thuhet në nyrje.

Materiali i sipërcituar sjell hollësi për metodën e ndjekur, problemet e hasura si dhe është i pajisur me skedat leksikore pëkatëse. Një punë e mirë dhe e shëndetshme për arbërishten e atyre anëve dhe shqipen në tërësi. Në Itali është publikuar edhe fjalori(dizionario) për të folurën e Piana degli Albanesi.

http://www.jemi.it/home/arberia/vjershe/sp-827/gli-arberesh-hanno-il-lor...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.