molise
Botohet fjalori italo-arbëresh për zonën e Molises
Del në dritë në Itali i pari fjalor italo-arbëresh që trajton zonën e Molises. Fjalori nga autorët quhet Polinomik dhe Social dhe ai është realizuar me bashkëpunimin e shumë qytetarëve të komunave të Campomarino, Montecilfone, Portocannone dhe Ururi, me koordinim të Feranda Pugliese dhe nën drejtimin e Giovanni Agresti. Gjuha e këtyre zonave është në rrezik zhdukjeje dhe qytetarët janë treguar të gatshëm të kontribuojnë duke “dëshkuar lidhjen e fortë me trashëgiminë e tyre gjuhësore”. Në hyrjen e fjalorit(vocabolario) shpjegohet arsyeja e një punimi Polinomik dhe Social.