Kulturë
Vëllazëria kombëtare në tri kohë
1. Vëllazëria si zbulim
Intervista/Kadare: "Të hapen dosjet. E vërteta për rastin "Kuteli"
Shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë përgjigjet për të gjitha “akuzat” e drejtpërdrejta bërë nga trashëgimtarët e Mitrush Kutelit, paraqitur në botimin më të fundit “Netë moldave”. Kadare për herë të parë tregon si është përkthyer në frëngjisht vepra e Kutelit, por mbetur e bllokuar, e pabotuar nga familjarët. Shkrimtari pohon se Kuteli nuk është dënuar si oficer fashist, por për çështjen e Kosovës. “Rasti Pasko”, fabrikimi i sajesave nga njerëz të krimit, ende midis nesh. Shkrimtari i njohur ka folur në mënyrë ekskluzive për gazetën “Standard”.
Reportazh/ Kur shtegtojnë krillat
Nuk po flas për romanin e Dostojevskit, por për shtegtimin e shpendëve që quhen “krilla” dhe që në vjeshtë dhe në pranverë vizitojnë lagunat tona bregdetare.
Tani në vjeshtë lagunat tona mbushen me shpendë migratorë, duke filluar që nga derdhja e Bunës deri në lagunën e Nartës në Vlorë. Por më e populluar dhe më e veçantë është Laguna e Divjakë-Karavastasë. Këtu është streha e specieve më të rralla në Ballkan dhe më e mbrojtura gjatë stinës së dimrit. Krillat, flamingot, çafka të ndryshme, rosa, pata e plot specie të veçanta strehohen gjatë të ftohtit evropian në këtë lagunë.
Reportazh/Një ditë në Passau
Vjeshta meterologjike sapo kishte hyrë. Ishte fillim-shtatori në Passau të Gjermanisë, një qytet në Landin e Bavarisë në qendër të Europës. Ishte një ditë e vrenjtur...Moti i asaj dite i jepte atij qyteti “mesjetar” romantizëm dhe turistit ndoshta më shumë dëshirë për të hyrë thellë dhe më thellë në histori dhe kulturën e tij.. Po si e ka marrë ky vendbanim emrin Passau?
Maks Velo sërish pa frena: “Tërë artistët janë kriminelë. Ne jemi Orient”. Me kë ta ketë pasur vallë?
“Tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”. Kjo është deklarata e Maks Velos, “i cytur” nga gazetarët në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së tij “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Sarajevë: rilindje e muzeut?
Në vitrinën e Muzeut Kombëtar në Sarajevë, këto ditë ndodh të takohesh me artistë të pazakontë dhe shkrimtarë në mesin e të cilëve Zlatko Dizdareviq dhe i madhi Abdulah Sidran, regjisorë të famshëm, akademikë, aktivistët, madje dhe kardinali Vinko Puljiç dhe Husein Kavazovic. Lajm i madh, megjithatë, është fakti se hyrja madhështore e institucionit më të rëndësishëm të ekspozitës boshnjake nuk është më e ndaluar, siç ka qenë tre vitet e fundit pas aktivitetit të 124 zyrtarisht të lavdishëm, për “mungesë fondesh”.
Dossier/1954, një kërkesë e BS-së për të hyrë në NATO
“Wilson Center” ka publikuar, në kuadër të Projektit të Historisë Ndërkombëtare, një dokument që ka për autor ish-ministrin e Jashtëm sovjetik, Vjaçesllav Molotov. Ai i është drejtuar Presidiumit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më saktë Hrushovit dhe Malenkovit, më 26 mars 1954 dhe përmban, ndër të tjera, propozimin për të kërkuar hyrjen e Bashkimit Sovjetik në NATO.