Kulturë

Portret: Frederik Ivanaj, një mik i kujtesës

Postuar në 02 Nëntor, 2015 13:19

Frederik Ivanaj është një mik. Një mik kujtese, që e rigjeta pak ditë më parë në krah të Duomo-s, në qendër të Firences, në Piazza Elisabetta 6, dy hapa nga shtëpia e Dantes dhe Beatrices, të cilat t’i tregon me dëshirë, pasi Ivanaj është një pinjoll dashurie e arti.

Masakra me trashëgiminë shqiptare

Postuar në 01 Nëntor, 2015 13:30

Inxhinieri, arkeologu dhe restauratori Gjergj Frashëri prej kohësh është antagonist me strukturat e trashëgimisë shqiptare. Për hir të së vërtetës, në çdo moment ka mundur të përshfaqë mendimet e tij, por edhe të kritikojë me gishtin tregues, ata që ai mendon si përgjegjës të kësaj rrëmuje që po ndodh, dhe që po e pengon realisht evidentimin e trashëgimisë sonë. Akuzon gërrmuesit klandestinë, Ministrinë e Kulturës, ASHA, Institutin e Monumenteve por edhe Forumin e Trashëgimisë (intervistuesi ka qenë vetë anëtar i saj në muajt e fundit).

Lef Nosi, Shuteriqi, Ben Blushi, marketingu i një libri dhe një letër e Mitrush Kutelit

Postuar në 31 Tetor, 2015 17:08

Ben Blushi ja doli edhe kësaj radhe të realizojë maksimumin e marketingut për librin e tij të ri: “Kandidati”. Pas promocionit normal që bëjnë shtëpitë  botuese dhe autori, të cilit në rastin konkret i hapen të gjitha dyert, vijohet edhe njëherë me teknikën e sensacionit. Që kur merr përgjigje e dyfishon kuriozitetin. Në fund, i fituar del autori që iu shit libri. Së fundmi bëri bujë deklarata e Blushit, huazuar nga libri i tij “Kandidati”, sipas të cilit busti i Lef Nosit që është në Elbasan duhet tërhequr zvarrë. Arsyeja? Ishte bashkëpunëtor i fashizmit.  “Ai u bë me pushtuesit.

Dossier/Diskreditimi i fesë. Një shembull në gazetën "Bashkimi"

Postuar në 31 Tetor, 2015 15:05

Femrat ruajtën kujtesën tonë

Postuar në 31 Tetor, 2015 14:58

“Mos ma ço djalin atje, se do të bëhet shka, dhe do më harrojë gjuhën”. Kim Mehmeti e kujton ende këtë fjali të thënë nga i ati, teksa përgatitej të nisej për studime në Beograd. I rritur në një vend ku gjuha e “shtëpisë” nuk mësohej në shkolla, ai e njohu letërsinë përmes gjuhëve të tjera si maqedonishtja, serbishtja, apo kroatishtja.

Shërbimi sekret dinte gjithçka, Agim Krajka: Parashqevi Simaku flirtonte me një sigurims

Postuar në 30 Tetor, 2015 20:27

Kompozitori i njohur Agim Krajka i është bashkuar zërave që flasin për debatin se artistët kanë pasur marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit. Ndërsa ky debat është zgjeruar dhe me deklaratat e këngëtares Alida Hisku se sigurimsat përdhunonin gratë e burgosura, gazeta “Shqiptarja.com” ka intervistuar kompozitorin e parë të Hiskut, Agim Krajkën. Kjo intervistë hedh një dritë në çështjen e marrëdhënieve të Sigurimit të Shtetit me artistët. Në këndvështrimin e Agim Krajkës “i gjithë populli ishte nën thembrën e sigurimit të shtetit.

Intervista/ Rexhaj shpërthen në një manifest: Duhet të rebelohemi!

Postuar në 29 Tetor, 2015 22:17

...a mundet një letër dhe një laps të bëjë çudinë që e prisni dhe s’e dinim nga do vinte? Në një bllok me kapak të zi e faqe lisho, të shkruhen hapur mendime të guximshme, ato që shpesh thuhen pa zë me shpresën se askush s’do t’i dëgjojë. E pas kësaj të vijë një tjetër herezi a mëkat i paparë, botimi i një libri në kopertinën e të cilit pasthirma e një femre duket sikur të fton të futesh brenda saj. A mundet që ky libër, pak faqe të tij apo thjesht një paragraf i qëlluar mirë, të na shkundë nga letargjia kolektive dhe adrenalinën të na e çojë aty ku nuk mban më?

Si e vlerëson Zana Çela festivalin që organizon vetë: Është monument kulture, duhet të ruhet nga shteti (Video)

Postuar në 29 Tetor, 2015 18:03

Në një konferencë për shtyp në vigjilje të Festivalit Operistik “Marie Kraja” që do të transmetohet në TVSH me producente Zana Çelën, kjo e fundit i ka adresuar një propozim shtetit nisur nga vlerësimi që ajo ka për festivalin që vet organizon. Çela është shprehur e kënaqur me mbështetjen nga qeveria por ka kërkuar që Festivali i saj të mbrohet nga Shteti, pasi në bindjen e saj ai është një monument kulture. Ja prononcimi i saj.

Pretendimet e Alida Hiskut për përdhunime nga Sigurimi/Sherif Merdani: “Brroçkulla për të shitur librin që ka shkruar. Ajo s’është as e bukur”

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:42

Me sa duket Gjergj Leka hapi një rrugë sesi disa këngëtarë të mund të vijnë sërish në vëmendje. Ndonëse deklaratat e tij u pasuan nga reagime të shumta, ato lanë një fill që u ndoq deri diku nga këngëtarja e dikurshme Alida Hisku. Sipas kësaj të fundit, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit kanë kryer përdhunime në qeli ndaj këngëtareve të dënuara. Hisku madje thoshte se ajo vetë kishte qenë një ndër viktimat.

Si mund të hyjë e shenjta në shkolla?

Postuar në 28 Tetor, 2015 15:20

ABC NEWS

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë