Maks Velo sërish pa frena: “Tërë artistët janë kriminelë. Ne jemi Orient”. Me kë ta ketë pasur vallë?
“Tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”. Kjo është deklarata e Maks Velos, “i cytur” nga gazetarët në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së tij “Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare të Arteve.
“Nuk është vend ky për të bërë art. Është vend islamik dhe oriental. Është orient. I shef ti ata emigrantët që sulen nga andej? Dinë ata ç'është piktura? Hë? Ta pret mendja ty se dinë ata ç’është piktura? Ja kështu jemi ne!”, tha Velo. Dhe më tej, “tërë jetën artistët i kam konsideruar si kriminelë. Këtë ekspozitë nuk donin ta çelnin drejtorët e parë. Artistët tanë janë injorantë. Dukuria e madhe është që i marrin këto dhe i kopjojnë. E drejta e autorit është vetëm aty te sahati i elektrikut. Vetëm aty i kap Rama për fyti. S’ka të drejtë autori”.
Comments
Ky i ziu...
Ky i ziu mund te jete edhe piktor i madh, po qe eshte i rrjedhur s'ka asnje dyshim.
Kur te Merzitet edhe Vetja
Maks Velo ia vlen per shenimet per burgun, por vetem ato te shkruarat ne Dite te Bukura, te Gezuara per te.
Diteve te tjera, dmth tere pjesen tjeter te jetes, ai pikon vrer...Jo rastesisht, elementi kryesor lendor i skicimeve te tij artistike jane Eshtrat. A thua se i iken edhe qasjes se pare (te burgosurve politik u mbeteshin vetem eshtrat, ose: eshtrat jane ato qe mbeten prej njeriut, ose: i yti njeri misihin ta ha, eshtren nta ruan...), gjersa e gjen nje sebep dhe shperthen si Bezdi Kombetare...a thua nuk e ka lexuar tekstin e te berit patriot pa qene i tille (Mos-Marreveshja me veten e Ismail Kadarese, te cilin para burgut e ka pasur edhe mik.)
Vetmia e madhe e ka merzitur aq shume sa eshte bere edhe per miqte e tij i merzitshem...
Sepse i citon shtremberueshem.
Psh, IK eshte shprehur, ne kahje metaforike, se Artisti "Shkrimtari eshte Diktator", teksa Makasen Veliaj e shnderron ne versionin: te tere artistet jane Kriminele! (Mire Driteroi, qe te ka pasur inat, por edhe Ismaili, o Maks, qe te vinte cdo muaj ne Spach?!)
Eshte rjepur prej ndjenjave dhe i ka rene lekura e qytetarit lindur parisian, dhe urren gjithcka qe ndodhet ne Lindje te Hijes se Tij te Zezuar prej padashurise qe ashtu ka qene gjithnje, bubullitese...
Por eshte ai Maksi i Rrefimeve prej Burgu, qe na qorton kur trishtohemi prej tij, dhe na urdheron ta kuptojme, ta justifikojme, ta falim...
Add new comment