Ndërron jetë Robert Elsie
Ka ndërruar jetë albanologu kanadez Robert Elsie. 67 vjeç, Elsie lidni në vitin 1950 në Vankuver të Kanadasë por ishte me origjinë gjermane. Autor i disa librave, përkthyes i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj, mes të cilave edhe “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës, Elsie ishte i njohur dhe komunikonte me publikun shqiptar. Ai shfaqej në intervista të shumta, ka po ashtu një aktivitet të dendur me katalogimin online të librave apo burimeve të ndryshme për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes faqes së “albanianhistory.net”. Që nga vit 2002 Elsie ka punuar në Tribunalin e Hagës, ku mori pjesë edhe si përkthyes në gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviçit.
Add new comment