Kulturë
“E vërteta e së keqes” – materiale të reja për Adolf Eichmann dhe një korigjim i tezës së Arendt
“Avvenire” raportonte disa ditë më parë për daljen në qarkullim të një libri me titull polemizues, apo korrigjues ndaj refleksioneve të njohura të filozofes Hanah Arendt, e cila krijoi jo pak debate me raportimin e vet të gjyqit të Adolf Eichman në Jereuzalem.
Vojsava, Vladan Gjorgjeviçi dhe Mutari
Këto ditë është shpikur një “debat” mbi kombësinë e Vojsavës, nënës së Skënderbeut. Debati është i shpikur për disa qëllime, dhe quhet i tillë, pasi nuk ka sgjë reale, përveç garës për klikime. Sigurisht pozën më qesharake e kanë marrë ata që mbrojnë pastërtinë arbërore Vojsavës teksa me këtë vetëshpallin patriotizëm të kulluar.
Hemingway dhe brezi i humbur shqiptar!
21 Korriku është ditëlindja e shkrimtarit të madh amerikan Ernest Hemingway! Një komunitet i caktuar intelektualësh e dijnë fare mirë, por sa për informacion të gjerë, duhet përmendur që Papa Hemingway ka edhe një klub në Tiranë, “Hemingway Club Tirana.” Një klub jo vetëm fizik por edhe shpirtëror dhe kulturor i cili ka mbledhur shpirtrat më artistik të Tiranës dhe më gjerë.
Vdes në spital vrasësi i Pier Paolo Pasolini
Vdiq sot në një spital në Romë, në moshën 58-vjeçare, Pino Pelosi, i cili ishte dënuar si vrasësi i i shkrimtarit dhe poetit të njohur italian, Pier Paolo Pasolini. Pasolini u vra më 2 nëntor, 1975 në zonën bregdetare të Ostias, pranë Romës. Po atë ditë u arrestua e duke ngarë makinën që i përkiste poetit italian me famë ndërkombëtare. Pelosi u dënua nga gjykata për vrasje në bashkëpunim. Megjithatë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë e Italisë, arritën në përfundimin se Pino Pelosi e vrau i vetëm Pasolinin, pa asnjë bashkëpunëtor.
Ndahet nga jeta vokalisti i Linkin Park, Chester Bennington
Chester Bennington, vokalisti i grupit Linkin Park ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare. Sipas autoriteteve mundësia më e madhe është vetëvrasja . Ai ka debutuar me 7 albume muzikore me grupin Linkin Park, mes të cilëve Hybrid Theory ishte ai që i bëri të famshëm. Nga viti 2000 e më pas albumet e grupit kanë qenë të gjitha të suksesshme. Bennington krijoi në vitin 2005 një grup tjetër Dead by Sunrise dhe u bë pjesë e Stone Temple Pilots deri në vitin 2015.
Cinizmi si arsye shtetërore/Dokumentet hedhin dritë mbi mbulimin e skandaleve në Britani
Disa dokumente të deklasifikuara së fundmi në Britaninë e Madhe hedhin dritë mbi karakteristikën universale të politikës, pavarësisht sistemit ku ajo manifeston forcën e vet. Çështje të famshme si ajo për Kim Philbyn, John Cairncross, çështja “Profumo” apo edhe disa urdhëra të ish-kryeministres Margaret Thatcher për të mos lejuar rishikimin e dënimit për dy vrasës të famshëm, dalin tashmë në një dritë të re të abuzimit, mbulimit për të mos prekur sfera të larta, për të ruajtur karriera dhe të abuzimit si pasojë e ndërhyrjeve dhe gjykimeve arbitrare.
Një libër për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve
Një vepër e domosdoshme për të gjitha kërkimet e ardhme për marrëdhëniet serbo-shqiptare. Kështu e quan agjencia serbe e lajmeve “B92” librin e Petrit Imamit, titulluar: “Serbët dhe shqiptarët përmes shekujve”. Tre vëllime, 1500 faqe me një qasje enciklopedike, mbushur me fakte dhe përshkrime – karakterizimi i librit në fjalë, publikuar shqip dhe serbisht është ndër më vlerësuesit. Imami, i lindur në Prizren por që ka jetuar në Beograd, vë theksin te lidhjet kulturore mes të dy popujve, duke dashur të largojë paragjykimet që janë ngritur në dekada propagandë.
Can Dündar: Erdogan ka frikë
"Cila është ndjenja që mbizotëron në Turqi për momentin? “Frika. Për fat të keq, sundon frika”. Kështu thotë ish-redaktori i gazetës " Cumhuriyet”, Can Dündar shkrimtar dhe autor i disa dokumentarëve. Në maj të vitit 2015 ai publikoi një material fotografik që vërtetonte përtej çdo dyshimi se shërbimet sekrete turke furnizonin me armë ektremistët islamikë në Siri. Ai e dinte se akti do të kishte pasoja.
Shqipet e Shqipërisë
Dialekti tosk me atë geg ndahen mes tyre në Shqipërinë e Mesme. Konkretisht? Në paralelin 41 gradë. Sipas studiuesit Robert Elsie kufiri i përzier i të dy dialekteve konstatohet në zemër të Shqipërisë politike dhe përmes një pune të lavdërueshme, ai ka sjellë disa ilustrime nga e folura shqip në të dy dialektet. Vendosur mbi një hartë të Shqipërisë, regjistrimet audio mund të dëgjohen lirshëm nga kushdo dhe për to ka edhe shpjegime shoqëruese për personat që flasin, zonën ku është kryer regjistrimi, origjina, profesioni dhe historia që tregohet.
Vëzhgimi/Në Durrës beton -Veliera fiton mbi gjetjet arkeologjike
Materialet filmike dhe fotografike përcillen nga blogu “amfora.al”, që e përshkruan veten si blog që i kushtohet arkeologjisë. Akuza është se në zonën e ndëritmit të Velieras në Durrës, betoni ka mbuluar gjetjet arkeologjike. Kjo kërkon mendimin dhe ndërhyrjen e specialistëve për të bërë vlerësimin dhe për të konfirmuar vërtetësinë e këtij vëzhgimi, që po e përcjellim për shkak të debatit dhe ndjeshmërisë.