Shqipet e Shqipërisë

Postuar në 18 Korrik, 2017 11:10

Dialekti tosk me atë geg ndahen mes tyre në Shqipërinë e Mesme. Konkretisht? Në paralelin 41 gradë. Sipas studiuesit Robert Elsie kufiri i përzier i të dy dialekteve konstatohet në zemër të Shqipërisë politike dhe përmes një pune të lavdërueshme, ai ka sjellë disa ilustrime nga e folura shqip në të dy dialektet. Vendosur mbi një hartë të Shqipërisë, regjistrimet audio mund të dëgjohen lirshëm nga kushdo dhe për to ka edhe shpjegime shoqëruese për personat që flasin, zonën ku është kryer regjistrimi, origjina, profesioni dhe historia që tregohet.

Elsie vetë konsideron si regjistrimet më të mira numrat 209-213 në hartë, e që i përkasin shqipes së folur ende sot nga toskët e emigruar në Bullgari.

Çë glufhë flas? Shqipërisë! Nga koha e Skënderbegut”, shprehet Evdokia Moskova që jeton në fshatin Mandrica.

Unë flasnja, atooo nuk munden të më kuptoojnë”, vijon ajo, me një shqipe kaq të kuptueshme.  

http://dialects.albanianlanguage.net/BG-TK-UA/211bg.htm

Të vihet re me kujdes thekimi i fjalëve që i jep ngjyrën e vet shqipes së Evdokisë, njësoj sikundër me pak vëmendje kapet sesi nga zona në zonë, nga Jugu në Veri, ndryshon edhe vokali, timbri zanor i folësve.

Në Jug më metalik, oktavë më e lartë, në Veri hasen më shpesh grykorët apo basët, elementë këto që nuk mund të ndahen nga eufonia e të folurës në dialekt, por edhe nga tipologjia e tyre.

http://dialects.albanianlanguage.net/AL/

Një punë e mirë të cilën Elsie e ka realizuar me ndihmën e Artur Metanit, e cila na vë përpara një fakti të dhimbshëm të artificialitetit me të cilin mbytet njëfarësoj shqipja përmes mjeteve të komunikimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.