jugu
Propozimi/India në krye të "Jugut" dhe të "varfërve" me Vendet e Paangazhuara
Amerika e Para është deviza që njoftoi se rendi ndërkombëtar i pas Luftës së Ftohtë mori fund. Politika amerikane ka vënë në krizë serioze të gjitha institucionet përfaqësuese të Perëndimit, përfshië NATO-n dhe BE-në: e para sepse nuk po gjen më pikë mbështetjeje me veprimet e ShBA dhe e dyta për shkak se nuk është aq kohezive sa kërkon vizioni për Europën. Perëndimit pra i mungon udhëheqja dhe për pasojë edhe autoriteti.
Pakica greke në Jug, festime treditore për festën kombëtare të Greqisë
Pakica greke në Shqipëri ka festuar për tri ditë festën Kombëtare të Greqisë. Apo siç njihet ndryshe Ditën e Jo-së, që përkujton refuzimin e Athinës zyrtare ndaj ultimatumit të Italisë Fashiste më 1940. Sipas njoftimit të Greek Reporter, në festime kanë marrë pjesë nxënës shkollash nga Saranda, banorë të zonave minoritare , por edhe përfaqësues të politikës si kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa dhe ambsadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani.
Shqipet e Shqipërisë
Dialekti tosk me atë geg ndahen mes tyre në Shqipërinë e Mesme. Konkretisht? Në paralelin 41 gradë. Sipas studiuesit Robert Elsie kufiri i përzier i të dy dialekteve konstatohet në zemër të Shqipërisë politike dhe përmes një pune të lavdërueshme, ai ka sjellë disa ilustrime nga e folura shqip në të dy dialektet. Vendosur mbi një hartë të Shqipërisë, regjistrimet audio mund të dëgjohen lirshëm nga kushdo dhe për to ka edhe shpjegime shoqëruese për personat që flasin, zonën ku është kryer regjistrimi, origjina, profesioni dhe historia që tregohet.
BE-ja drejt Europës së vjetër: Zyrtarizohet ndarja mes "klubit të vendeve të zhvilluara dhe “të tjerët”
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se pas Samitit të Romës që mbahet muajin e ardhshëm mund të adoptohet një udhëzues i ri për atë që ajo e quajti “Europa e shpejtësive të ndryshme”. Në 60 vjetorin e Bashkimit Europian, liderët e 27 vendeve do të përpiqen të shpallin një dokument për periudhën post-Brexit, i cili duhet të rregullojë standardet e integrimit, aderimin në të njëjtën monedhë, duke lënë hapësirë për vendime të alternuara nga secili vend.