BE-ja drejt Europës së vjetër: Zyrtarizohet ndarja mes "klubit të vendeve të zhvilluara dhe “të tjerët”

Postuar në 04 Shkurt, 2017 15:45

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se pas Samitit të Romës që mbahet muajin e ardhshëm mund të adoptohet një udhëzues i ri për atë që ajo e quajti “Europa e shpejtësive të ndryshme”. Në 60 vjetorin e Bashkimit Europian, liderët e 27 vendeve do të përpiqen të shpallin një dokument për periudhën post-Brexit, i cili duhet të rregullojë standardet e integrimit, aderimin në të njëjtën monedhë, duke lënë hapësirë për vendime të alternuara nga secili vend.

Ne sigurisht mësuam nga historia e viteve të fundit se do të ketë në BE me shpejtësi të ndryshme, se jo të gjithë do të duan të marrin pjesë gjithë kohës në të gjitha hapat e integrimit. Kjo mund të përfshihet në Deklaratën e Romës”, tha Merkel.

Sipas saj liderët po mendojnë për një plan 10 vjeçar për BE-në që përballet me sfida të reja. Ideja e një BE-je me shpejtësi të ndryshme pranon kështu se qëndrimet e BE-së me Greqinë gjatë krizës së fundit kanë dështuar, aq sa kanë imponuar një vështrim tjetër strategjik mbi BE-në. Në mbështetje të këtij plani të diferencuar integrimi janë shprehur Belgjika, Hollanda dhe Luksemburgu. Duket se ajo që u përfol pas krizës së vitit 2008, për një klub vendesh brenda BE-së po realizohet, diçka që i lë vend politikës mesdhetare që mbrohet nga Italia prej kohësh. Në fakt kjo riafirmon Europën e brezave të antropologjisë politike, Jug  - Veri  që janë të qëndrueshëm prej shekujsh.

https://au.news.yahoo.com/world/a/34338471/merkel-says-europes-future-co...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.