Can Dündar: Erdogan ka frikë

Postuar në 19 Korrik, 2017 16:38

"Cila është ndjenja që mbizotëron në Turqi për momentin? “Frika. Për fat të keq, sundon frika”. Kështu thotë ish-redaktori i gazetës " Cumhuriyet”, Can Dündar shkrimtar dhe autor i disa dokumentarëve. Në maj të vitit 2015 ai publikoi një material fotografik që vërtetonte përtej çdo dyshimi se shërbimet sekrete turke furnizonin me armë ektremistët islamikë në Siri. Ai e dinte se akti do të kishte pasoja.

U akuzua për zbulimin e sekretit shtetëror, spiunazh dhe nxitje të një organizatë të armatosur terroriste. Menjëherë u çua në në burgun e Selymbria, por pas 92 ditësh u lirua me një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në ditët pas lirimit i shpëtoi një atentati nga një person që qëlloi dy herë mbi të duke e quajtur tradhëtar.  Pasuan ngjarjet e 15 korrikut dhe gjyqtarët të cilët kishin vendosur lirimin e tij ishin të parët që u arrestuan. Që prej asaj kohe, Can Dündar jeton në ekzil në Evropë ndonëse për të ka një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai e krahason veten me Joseph K. Heroin e  "Procesit" të Kafkës, i cili u arrestua një mëngjes të bukur "pa bërë asgjë të gabuar". "Jeta në qeli ishte një provë e madhe. Për fat të mirë, kam qenë disi i përgatitur, sepse përmes dokumentarit tim kam takuar regjisorë, artistë dhe shkrimtarë të cilët kanë kaluar nga burgjet turke. Kjo është ndoshta diçka si traditë ... Kështu që unë mendova se kishte ardhur radha ime”-thotë  Can Dündar

Baza e tij është më së shumti Gjermania, ku merret me botimin e një reviste dhe librave që nuk mund të botohen në Turqi. "Është e trishtueshme të jetoj larg nga vendi im, shtëpia ime, familja ime, por unë e di se kjo është pjesë e profesionit tim, me këtë lloj të gazetarie në Turqi rrezikoj burgimin. Turqia është plot me surpriza. Unë jam gjithmonë optimist, edhe kur isha në burg".

Në parathënien e librit të tij ai shkruan se "për sa kohë Turqia pa Evrën do të jetë një vend i izoluar, autoritar dhe armiqësor ndaj Perëndimit edhe Europa pa Turqinë do të jetë një pikturë njëngjyrëshe introverte dhe joefektive."

"Turqia aktualisht ka një perspektivë evropiane, por Europa e kuptoi se me çfarë njeriu është e detyruar të bisedojë. E gjithë kjo ndodh sepse Erdogan u kundërvihet evropianëve për t’u treguar mbështetësve të tij se është ende i fortë. Por referendumi e ka  dobësuar. Ai ka humbur njerëzit e shkolluar, elitën moderne të Turqisë, humbi Stambollin. Bota e sheh qartë se çfarë qeverie do të ndërtojë dhe protestat janë duke u bërë më të forta. Agresioni i treguar nga qeveria aktuale është dëshmi për një gjë: "Erdogan ka frikë."-shton gazetari i njohur.

Në fund të librit ai shkruan një letër Presidentit të Turqisë, duke e falënderuar qe e ndihmoi t’i shtojë një kapitull të burgut biografisë së tij. "Kjo është padyshim ironike. Unë e shkruajta atë letër, sepse e di që Erdogan e urren humorin. Por ajo gjithashtu ka diçka të vërtetë. Në qoftë se unë nuk do isha burgosur, kurrë nuk do të kisha shkruar jëtë libër. Kjo histori më bëri të famshëm dhe më ndihmoi për t'u dëgjuar dhe njohur problemet e Turqisë së sotme"-thekson Dündar.

http://www.kathimerini.gr/918308/gallery/periodiko-k/an8rwpoi/tzan-ntoyn...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.