Zbulohet në Irak qyteti i themeluar nga Aleksandri i Madh
Një qytet i panjohur antik që besohet të jetë themeluar nga Aleksandri gjatë fushatës së tij në Lindje, u zbulua në Irak. Sipas një artikulli të botuar në The Times, Qalatga Darband, një vendbanim i fortifikuar, në Irakun verior, me aktivitet intensiv tregtar (veçanërisht në tregtinë e verës) duket se është kaluar pa u vënë re derisa mbetjet u zbuluan nga arkeologët e Muzeut Britanik në ndihmën e dronëve. Arkeologët kishin ngecur duke studiuar fotot deklasifikuara të satelitëve spiunë të qeverisë amerikane, të cilat ishin shkrepur për qëllime ushtarake në vitin 1960, por u bënë publike vetëm në vitin 1996.
Megjithatë, gërmimet gjatë periudhës së Sadam Huseinit ishin thuajse të pamundura dhe ekspedita vazhdoi pas pushtimit amerikan të vitit 2003. Përmirësimi i sigurisë në këtë zonë i mundësoi Muzeut Britanik të eksplorojë zonën dhe të asistojë restaurimin e vendeve që kishin rënë në duart e xhihadistëve të ISIS.
John MakGkinis, shefi arkeolog i Programit të Trajnimit për menaxhimin e trashëgimisë, tha se studentët kishin ndihmuar për të konfirmuar për herë të parë se ishte një qytet që daton në shekullin e 1 dhe 2 pes. Qyteti është ndërtuar në rrugën që Aleksandri i Madh ndoqi Dariusin pas betejës në vitin 331 para eres sonë. Ekipi i shkencëtarëve konfirmoi vendndodhjen e qytetit të varrosur përmes një droni që fluturoi mbi zonë.
Ndërtesa të tjera të mëdha janë identifikuar së bashku me një mur fortifikues dhe objekteve të prodhimit të verës. "Është ende herët, por ne mendojmë se ishte një qytet i lulëzuar në rrugën nga Iraku në Iran. Ne mund të imagjinojmë lehtë njerëzit duke u shitur verë ushtarëve”- thotë ai MakGkinis- duke shtuar se shkencëtarët synojnë të zbulojnë detaje në lidhje me gjuhën e folur në qytet. Gjetjet më të paprekura janë dy statuja: Njëra është një femër e ulur që mendohet të jetë Persephone dhe tjetri një mashkull lakuriq i konsideruar si Adonis.
https://www.thetimes.co.uk/edition/news/lost-city-of-alexander-the-great...
Add new comment