Kulturë

Vasal apo jo? Një debat pa shumë kuptim...

Postuar në 07 Janar, 2018 14:19

Aleks Luarasi, professor i të drejtës ndërkomëbtare shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” për raportin e Skëndebeut me Alfonsin e Napolit. Titulli parathotë argumentin: Skënderbeu, aleat apo vasal i Alfonsit të Napolit?

http://www.gsh.al/2018/01/07/skenderbeu-aleat-apo-vasal-alfonsit-te-napo...

Dossier/Kriza sovjeto-jugosllave e vitit 1971 dhe një rol i Shqipërisë

Postuar në 04 Janar, 2018 14:49

Është shkruar disa herë se përmirësimi i marrëdhënieve me Jugosllavinë në fillim të viteve ’70 lidhej me kërcënimin rus që u lexua si shumë iminent sidomos pas ngjarjeve të Çekosllovakisë në vitin 1968. Në një përmbledhje publikuar në datën 4 dhjetor 2017 në faqen online të Wilson Center, kjo gjë konfirmohet tanimë nga burime diplomatike jugosllave të kohës së krizës së vitit 1971.

"Princat e përrallave nxisin dhunën seksuale"

Postuar në 04 Janar, 2018 09:19

As princat e zanave nuk kanë shpëtuar nga akuzat për ngacmim seksual.  Ata mund të jenë në mendjen tonë si heronj simpatikë të përrallave, por Kazue Muta, një profesore në Universitetin e Osakas, ka një pikëpamje të kundërt. Ajo thotë se princat që njohim nga përrallat e Borëbardhës dhe Bukuroshes së Fjetur nuk promovojnë një romancë mes dy njerëzve, por "akte seksuale të detyruara ndaj një personi të pavetëdijshëm".

Filozofi Dugin: “Unë shpjegoj më mirë se kushdo se çfarë është Rusia”

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 23:54

“Putini është shumë liberal dhe demokrat”. Ky është një përkufizim që mund të konsiderohet normal në diskutimet e RT, televizioni me financim shtetëror rus, por që merr një kontekst jo thjesht propagandistik në përpunimin teorik që i bën filozofi Alexander Dugin. Personazhi në fjalë është shumë popullor në Rusi dhe në internet ai është pikë referimi e një lloj nacionalizmi të ri rus, ekstremizmi për disa, apo edhe ksenfobie që pajtohet me orthodhoksinë në një mishelë që qartëson veten vetëm në diferencimin e qëllimshëm me Perëndimin.

Nobelisti Ishiguro: "Brexit ishte një tragjedi, një gabim i madh"

Postuar në 26 Dhjetor, 2017 16:32

Nobelisti i letërsisë për vitin 2017, Kazuo Ishiguro, ka folur me mediat pas një banketi të zhvilluar në Stoklohm më 10 dhjetor. Ishiguro ka lindur në Nagasaki, por u zhvendos herët në Britaninë e Madhe. Ai vlerësohet si një ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë anglisht dhe siç thotë vetë në formimin e tij, Japonia ka ndikuar për të ndryshuar pikëvështrimin si pasojë e dy p[rindërve të vet.

Më poshtë pjesë nga biseda me mediat:

Vendi i tij i lindjes

40 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin

Postuar në 25 Dhjetor, 2017 18:06

Si sot 40 vjet më parë vdiq gjeniu i aktrimit dhe komediani i famshëm për të gjithë ne, Charlie Chaplin. Shumë nga filmat e tij përcjellin mesazhet që sot ngjajnë më aktuale se kurrë. Chaplin ndërtoi jetë në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1977 në moshën 88 vjeçare. 25 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Korsie, në afërsi të liqenit të Gjenevës në Zvicër.

Mesazhi i Krishtlindjeve: Histeria e konsumizmit po modifikon ndërgjergjen tonë*

Postuar në 24 Dhjetor, 2017 16:44

E kremtja e Krishtlindjes, në shoqëritë tradicionalisht të krishtera, ruan diçka të veçantë. Ajo rrezaton dritë, paqe, dashuri dhe shpresë. Por, për shkak të mënyrës si kremtohet në vendet tona të shekullarizuara, shpeshherë kuptimi i Krishtlindjes tjetërsohet dhe humbet brenda zbukurimeve të shumta. Histeria e konsumizmit dhe indiferenca shpirtërore e rrudhin interesin fetar. Shfaqjet e luksit dhe të lavdidashjes e deformojnë bukurinë e thjeshtësisë dhe të pafajësisë. Nuk bëhet fjalë për fenomene të jashtme. Ky modifikim ndodh pakuptuar në ndërgjegjen tonë.

Nexhat Daci zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 13:56

Nexhat Daci, ish-drejtues i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të këtij shteti.

Daci vjen në këtë detyrë pas një karriere të gjatë politike, por edhe si një nga njerëzit më të mirëformuar dhe arsimuar në Kosovë. Ai u diplomua në Beograd për Kimi, në vitet 1966-1968 vijoi masterin shkencor po në Beograd, në vitet 1969-1973 përfundoi në Zagreb doktoraturën sërish për kimi, për të vijuar më tej me një sërë specializimesh si në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Çekosllovaki.

Një dokumentar për vrasjen e 2Pac (Video)

Postuar në 16 Dhjetor, 2017 17:10

Mund të kenë kaluar 21 vjet nga dita kur Tupac Shakur ra i vdekur nga plumbat në Las Vegas, pas ndeshjes së boksit mes Mike Tyson dhe Bruce Shelton, por teoritë e konspiracionit janë ringjallur ... Aq sa komopania A & avancoi me krijimin e një një dokumentari me titull "Kush e vrau Tupac?", në të cilin flet vëllai i tij, Mopreme Shakur.

Filmi Frida dhe pretendimet për skenat lezbike (video)

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 21:22

Aktorja e famshme, Salma Hayek deklaroi se shantazhohej prej vitesh nga producenti i filmave, Harvey Weinstein për të  kryer marrëdhënie seksuale me të. Ky presion sipas saj e bëri që të pranojë një skenë lezbike në filmin "Frida".

Por producenti i dëbuar nga  Hollywood, pas dhjetëra ankesave nga aktorët dhe punëtorët e tjerë në industrinë e filmit, në një deklaratë me shkrim thotë se "nuk kujton të ketë shantazhuar Salma Hayek për të xhiruar një skenë seksi për hir të tij dhe se as nuk ka qenë  i pranishëm në xhirime"

Pages

Subscribe to RSS - Kulturë