Nobelisti Ishiguro: "Brexit ishte një tragjedi, një gabim i madh"

Postuar në 26 Dhjetor, 2017 16:32

Nobelisti i letërsisë për vitin 2017, Kazuo Ishiguro, ka folur me mediat pas një banketi të zhvilluar në Stoklohm më 10 dhjetor. Ishiguro ka lindur në Nagasaki, por u zhvendos herët në Britaninë e Madhe. Ai vlerësohet si një ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë anglisht dhe siç thotë vetë në formimin e tij, Japonia ka ndikuar për të ndryshuar pikëvështrimin si pasojë e dy p[rindërve të vet.

Më poshtë pjesë nga biseda me mediat:

Vendi i tij i lindjes

U rrita nën hijen e kësaj bombës atomike dhe gjatë viteve ’70-’80 të Luftës së Ftohtë, njerëzit këtu në Europë ishin shumë të frikësuar nga holokausti bërthamor, teksa tensionet rriteshin.

Mundësia e ripërdorimit të armëve bërthamore

Për mua, ka qenë befasuese, dhe ndihem i shqetësuar pasi nga fundi i Luftës së Ftohtë njerëzit marrin të mirëqenë se edhe armët bërthamore u zhdukën njëkohësisht, por sigurisht që kjo nuk është e vërtetë. Armët janë aty dhe sigurisht që Lufta e Ftohtë përfundoi, por me armët që qarkullojnë ngado, ka më pak kontroll.

Mendoj është një diçka sikur ne u bëmë më të sjellshëm dhe tolerantë për këtë në fund të Luftës së Ftohtë, por është një situatë shumë serioze dhe…shpresoj se ne në një farë mënyre ne do të mund të vazhdojmë të jetojmë të sigurtë, sepse bota ëstë bërë përherë e më e rrezikshme.

Çfarë simbolizon çmimi Nobel

Si shumë njerëz në botë, u rrita me këtë idenë rreth çmimit Nobel. Jo vetëm është një çmim shumë i madh, por mendoj se është një symbol, një ide, është për diçka. Mendoj se është diçka se shumë njerëz në botë mendojnë se e rëndësishme gjithashtu. Simbolizon atë që duam të arrijmë, se çfarë rruge duhet të bëjmë, çfarë na duhet të përpiqemi që të shquhemi si qenie njerëzore pavarësisht se nga cili vend vijmë. Çmimi emfatizon një ushtrim të ndërlidhur njerëzor. Kjo është pse jemi sot këtu, çmimi Nobel tërheq vëmendjen e njerëzve në botë.

Brexit

Kam shkruar me ndershmëri për Brexit. Nuk e fsheh se jam i bindur për atë që e quajnë “qëndrimi”. Mendoj se dalja nga Bashkimi Europian është një tragjedi dhe një gabim i madh. Mendoj se britanikët duhet të kenë një shans të dytë për të menduar rreth kësaj tani që hollësitë dhe kuptimi i ikjes nga BE-ja, janë bërë më të qarta.

Nëse britanikët në përgjithësi donin të largoheshin demokratikisht, atëherë kjo është ajo që ne bëmë, por unë mendoj se ne duhet të kemi më shumë kohë. Mendoj se nuk ishin të shumtë ata që e dinin se çfarë do të thoshte kjo gjatë votimit.

Implikimet e inovacioneve teknologjike

Mendoj se po eci shumë shpejt në frontin teknologjik dhe të shkencor dhe mendoj deri diku diskutimet nuk kanë qenë me hapin e shoqërisë në përgjithësi. Nuk kemi adresuar me të vërtetë se cilat janë implikimet me inovacionet e pritshme në bioteknologji, inteligjencën artificiale, robotikën. Në shumë mënyra, bota është shumë më mirë e përgatitur për një sulm të zombie-s mbi qytetet tona kryesore. Kjo është diçka për të cilën ne jemi përgatitur përmes mediave, kështu që mendoj se nëse zombie-t na sulmojnë, do ta dimë çfarë të bëjmë. Nuk kemi patur një diskutim real për ato inovacione që ose tashmë janë në majën tonë, ose rreth nesh.

http://japan-forward.com/an-interview-with-kazuo-ishiguro-manga-ai-and-o...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.