letersia
Rizgjimi i kulturës së Gjermanisë Lindore
Ndërsa ndiqja shkollën në vitet 1990, letërsia e RDGJ nuk mësohej apo lexohej. Trajtohej si diçka e turpshme. Nuk guxova të zgjidhja një libër të një shkrimtari gjermanolindor, edhe pse shumë prej tyre ishin në bibliotekën e shtëpisë time në Leipzig. Kur kthej kokën pas, besoj se arsyeja ishte perceptimi publik për republikën e vjetër socialiste. Kjo më tremb.
Pse duhet t'i ripërkthejmë klasikët?
Ndërsa endesh mes rafteve të një biblioteke ose librarie në kërkim të aventurave të Gregor Samsas ose Raskolnikovit, mund të gjendesh përballë një dileme të pamundur. Cilin version të “Metamorfozës” ose ”Krim dhe ndëshkim” duhet të zgjidhni? Sepse në një bibliotekë apo librari të pasur, mund të gjesh më shumë se dhjetë përkthime të ndryshme në anglisht të këtyre dy klasikëve të letërsisë.
Ka një prirje të fortë për të politizuar fiksionin bashkëkohor
Sigrit Nunez është fituese e National Book Award në SHBA për vitin 2018, me librin “The friend”. Ajo e shkroi relativisht vonë librin e saj, edhe pse në botën e letrave u fut që në mes të viteve ’70. Puna si asistentredaktore në The New York Review of Books, krah emrave të njohur, mes të cilëve edhe Susan Sontag, e bëri atë të kërkonte më shumë. Ajo ka dhënë leksione në universitete të nivelit të lartë në SHBA, përfshirë Columbia dhe Princeton.
Nunez ka pikëpamje të forta për politizimin në rritje të fiksionit bashkëkohor. Është një prirje, të cilën thotë se e ka hasur shpesh.
Shqipëria për ne është si një drogë që na mungon
Mërzia është shtysa kryesore për të qenë vazhdimisht krijues
David Grossman: Letërsia ime është një përpjekje për të kuptuar. Do të doja paqe me palestinezët
Në një intervistë për polaken “PrzeKroj”, shkrimtari izraelit David Grossman rrëfen fëmijërinë, lidhjet e familjes së tij me Poloninë, rininë në një vend të lidhur ngushtë me Holokaustin, pasionin për letërsinë dhe reflektimin e realitetit të luftës në të.
Stanislaw Lem, Philip K. Dick dhe FBI
Në një fragment të biografisë së tij mbi Stanislaw Lem, autori Wojciech Orlinski hedh një vështrim mbi “gjënë ndoshta më të çuditshme që i ndodhi Lemit në vitet ‘70”.
Mësimet e përkthimit/ Bota ruse, e afërt me botën shqiptare
Cilësia e përkthimeve pas ’90-ës është dëmtuar dhe kjo lidhet me mangësi në formimin kulturor dhe gjuhësor të përkthyesit.
Përveç kësaj mungesa e një politike kulturore në fushën e përkthimit dhe librit ka sjellë mungesë serioziteti përsa i përket përkthimit të veprave letrare në gjuhën shqipe.
Letërsia Shqipëri-Kosovë, përvoja dhe shmangie
Letërsia e Kosovës dhe letërsia e Shqipërisë për një periudhë të gjatë kohore janë zhvilluar në rrethana të ndryshme politike, kulturore, letrare, kështu që, shikuar nga perspektiva e sotme mund të themi se tashmë është pranuar ideja se kishim të bënim me një letërsi, por me dy përvoja të ndryshme letrare.
Shtyhet për vitin 2019 dhënia e çmimit Nobel për letërsinë
Academia suedeze ka vendosur të shtyjë dhënien e çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2018. Njoftimi është bërë nga vetë academia e cila deklaron se ka patur mbështetjen edhe të fondacionit Nobel për këtë vendim që është marrë pas skandalit seksual që ka njollosur akademinë.
Vendimi i tanishëm erdhi në dritën e largimeve nga academia dhe rënies së besimit ndaj saj
thuhet ndër të tjera në njoftimin për shtyp.