Bota
Njohja, jo Asocacioni në qendër të raporteve me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është kundër dhe e refuzon që në qendër të relacioneve Serbi-Kosovë të vendoset Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Duke folur në një intervistë për KosovaPress, Kurti ka deklaruar se në qendër të marrëdhënieve, edhe duke iu referuar Marrëveshjes bazike është njohja reciproke.
Draft-statuti i Asociacionit ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike.
Musk, mbështetës i një lëvizjeje reaksionare ndërkombëtare
Ndërhyrjet e shpeshta të Eon Musk në politikën europiane kanë sjellë një reagim edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Në fjalimin vjetor me ambasadorët e vendit mbajtur në Paris, Macron, e akuzoi miliarderin amerikan si:
mbështetës të një lëvizjeje ndërkombëtare reaksionare që ndërhyn drejtpërdrejt në zgjedhje, përfshirë ato në Gjermani
Vetingu, i pamundur dhe i panevojshëm në Kosovë
Autoritetet në Kosovë e përjashtojnë mundësinë e një procesi të vetingut në sistemin gjyqësor. Në një intervistë për “KosovaPress” kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka deklaruar se procesi është i pamundshëm dhe i panevojshëm.
8 miliardë$ ndihmë ushtarake Izraelit, vetëm 15 ditë para mbylljes së mandatit
Administrata amerikane e Joe Biden, e cila mbyll detyrën më 20 janar të këtij viti, ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake prej 8 miliardë dollarësh për Izraelin. Marrëveshja i është propozuar Kongresit, përkatësisht komiteteve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat prej nga ku do të duhet edhe aprovimi.
Ajo përfshin municione për avionët lufatrakë dhe helikopterë si dhe municione artilierie. Bomba me diametër të vogël dhe mbushje raketëash.
Përtej Rusisë/Vuçiç konfirmon sanksionet ndaj kompanisë serbe NIS
Presidenti serb, Aleksander Vuciç, ka konfirmuar se SHBA do të vendosin sanksione ndaj industrisë serbe të naftës. Vuçic ka deklaruar gjatë një takimi të qeverisë serbe ku mori pjesë me ftesë të kryeministrit Milos Vuçeviç, se vendimi i është komunikuar nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Fernandez.
20% e nxënësve grekë rrezikojnë të jenë analfabetë funksionalë
Një në pesë nxënës të sistemit arsimor parauniversitar grek rrezikon të jetë anaflabet funksional. Raporti vjetor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Cilësisë në Arsimin Fillor dhe të Dytë, vë në dukje mangësi serioze në lexim, shkrim dhe kuptim matematikor të nxënësve që mbarojnë klasën e gjashtë dhe të mesmen, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për t’u angazhuar me kërkesat akademike dhe sociale.
Presidenti koreanojugor refuzon të zbatojë urdhër-arrestin e gjykatës
Një ngjarje gati identike me Shqipërinë e 21 janarit 2011 është duke u konsumuar në Korenë e Jugut. Presidenti I vendit. Yoon Suk Yeol po refuzon t’I bindet një vendimi të Gjykatës së Lartë për arrestimin e tij pasi u gjet fajtor për shpalljën më datë 3 dhjetor të gjendjes së luftës.
Dje u verifikuan përplasje mes ushtrisë dhe policisë ndërkohë që urdhër arresti duhet ekzekutuar deri më 6 janar.
Francën e nxjerrin edhe nga Bregu i Fildishtë
Presidenti i Bregut të Fildishtë, Alassane Oultara, ka njoftuar në fjalimin e tij të fundvitit tërheqjen e forcave franceze nga vendi dhe dorëzimin e bazës së tyre nê kryeqytetin, Abidjan, në janar 2025.
Duke vlerësuar modernizimin e forcave të armatosura të vendit të vet, ai ka theksuar se ka vendosur:
Bolton: "Izolacionizmi" i Trump nuk ka për të funksionuar
Donald Trump po rikthehet në pushtet dhe rreth mandatit të tij të dytë ka shumë paqartësi.
Ndërron jetë Jimmy Carter
Ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter.
Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, shërbeu vetëm një mandat (1977-1981) dhe fitoi çmimin "Nobel" për Paqen për rolin e tij në konfliktin izraelito-egjiptian. Ndershmëria përcakton rolin dhe suksesin e tij në politikë: pas mandatit të Guvernatorit të Georgia-s në vitin 1971, ai merr mandatin e Presidentit të ShBA.