Bota

Anulohet samiti i posaçëm i Bashkimit Evropian për Greqinë, Donald Tusk njofton në Twitter

Postuar në 12 Korrik, 2015 03:44

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk anuloi samitin e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që ishte parashikuar të zhvillohej sot pasdite, njoftoi ky i fundit me anë të një postimi në Twitter. Agjencia e lajmeve “ANSA” thotë se Tusk sapo zhvilloi një takim me presidentin e Eurogrupit, Dijsselbloem, që e informoi për zhvillimet e fundit. Në orën 16:00 do të zhvillohet pra vetëm takimi i 19 ministrave të Financave të Eurogrupit.

Egjipt/ Shpërthimi i fuqishëm trondit konsullatën italiane, u shkaktua nga një autobombë

Postuar në 11 Korrik, 2015 02:13

Një shpërthim i fuqishëm ka dëmtuar seriozisht selinë e konsullatës italiane në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo, njofton agjencia “Ansa”. Shpërthimi u shkaktua nga një autobombë, ka deklaruar një zyrtar për agjencinë e lajmeve “Mena”, e cila saktëson se për momentin asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë. Nga shpërthimi, i verifikuar mëngjesin e kësaj të shtune, mbetën të plagosur të paktën 4 persona, kanë bërë të ditur autoritetet mjekësore.

Fjalimi i Cipras që shkaktoi polemika në Parlamentin Europian. I kujt është dështimi?

Postuar në 08 Korrik, 2015 06:45

Kryeministri grek, Aleksis Cipras është në qendër të vëmendjes për shkak të këmbënguljes së tij për mos pranuar propozimet e kreditorëve. Një politikan që ka fituar simpati në Europë, por që ka krijuar edhe kundërshtarë. Këtë e tregoi fjalimi i tij në Parlamentin Europian që nga disa u fishkëllye dhe nga disa u duartrokit. Ja një pjesë e fjalimit: "Pjesa më e madhe e masmediave terrorizoi opinionin publik duke dashur t'i imponojë votën "Pro" planit të kreditorëve. Qeveria ime është vetëm 5 muaj në pushtet, por programet e shpëtimit kanë këtu e 5 vjet që zbatohen.

New York Times: Liderët europianë keqmenaxhuan krizën greke, janë të detyruar të evitojnë shpërbërjen e Eurozonës

Postuar në 08 Korrik, 2015 04:34

Vetëm kancelarja Merkel dhe liderët europianë kanë fuqinë të vendosin nëse Greqia do të qëndrojë në Eurozonë apo për ekonominë e saj do të gjendet një rrugëzgjidhje. Kështu e nis analizën e saj prestigjozja amerikane New York Times teksa analizon situatën kritike ku ndodhen bisedimet mes qeverisë greke dhe Euorogrupit. Athina është në kushtet kur papunësia është më shumë se 25 për qind dhe kur Prodhimi i Brendshëm Bruto ka rënë me 1/4 në krahasim me vitin 2008. Borxhi aktual i Greqisë është 317 miliardë euro ose sa 177 përqind e GDP-së.

"Dështoi me Greqinë, dështoi me Europën...Merkel do një Europë të shteteve – kombe”

Postuar në 06 Korrik, 2015 16:25

Kriza greke dhe ajo që ndodhi me referendumin e së djelës, duket se ka vënë shumë njerëz në mendime. Për atë që Europa duhet të jetë dhe ndoshta se politika e ndjekur deri më tani, arriti kufijtë e vet. Thomas Piketty, ekonomisti i njohur francez, në një intervistë për gjermanen “Die Zeit” thotë se konservatorët, sidomos ata në Gjermani, janë duke e shkatërruar idenë e Europës dhe idealet e saj për shkak të injorancës shokuese të tyre historike.

Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema: Paratë për Greqinë i morën bankat gjermane! Këtyre parave grekët nuk iu marrin as erë

Postuar në 06 Korrik, 2015 00:46

Thuhet: ‘Ne paguajmë pensionet e grekëve’. Jo! Ne paguajmë bankat gjermane, dhe këtyre parave grekët nuk iu marrin as erë”. Me këto fjalë përfundonte intervista e Massimo D’Alema për “RaiNews24”. Ish-kryeministri i Italisë ishte ftuar për të komentuar thirrjen, të cilën e ka nënshkruar ndërmjet personaliteteve të tjera Nobelistët Stiglitz dhe Krugman, për t’i kërkuar autoriteteve europiane më tepër fleksibilitet për borxhin grek dhe për politikat e masave shtrënguese.

Greqia shuplakë Europës së parimeve

Postuar në 05 Korrik, 2015 14:48

EuroGjermania dhe selitë ku përpunohet ideja e shteteve superiorë në të ashtuquajturën Europë e Bashkuar mori një shuplakë të fortë nga populli grek përmes një akti të lartë demokratik që ka shetësuar së tepërmi kancelaren Merkel, e apasionuar për të edukuar financiarisht dhe politikisht një vend të vogël ballkanik si Greqia, ku disiplina nuk ka qenë asnjëherë faktor determinues dhe përcaktues për fatin dhe të ardhmen e tij.

Srebrenica, Perëndimi heshti dhe nuk paralajmëroi për masakrën. Qyteti u negociua që t’u lihej serbëve më herët se 1995

Postuar në 05 Korrik, 2015 10:44

Gazeta britanike “The Guardian” publikonte dje një shkrim përmes të cilit provohej përfshirja e Perëndimit në masakrën e Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë. Sipas dokumenteve, kabllogarmeve dhe intervistave ekskluzive, një ish-korrespondente e “Le Monde”, Florence Hartman, ka publikuar një libër: “Çështja Srebrenica: Gjaku i Realpolitikës”, ku dëshmohet se ndërhyrja serbe në “zonat e sigurta” si Srebrenica, ishte ndërmjetësuar nga Millosheviç me tre aktorët kryesorë: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë.

Demokracia do ta shpërblejë Greqinë

Postuar në 04 Korrik, 2015 14:35

Grekët janë thirrur në votë për të vendosur me referendum nëse duhet të pranojnë llogaritë e zyrtarëve të FMN-së,  specialistëve gjermanë apo kreditorëve ndërkombëtarë për pensionet, pagat, taksat apo subvecionet e shtresave në nevojë.

Referendumi i së dielës nuk është thjesht një lëvizje politike e kryeministrit Cipras siç duan ta komentojnë kundërshtarët e tij politikë apo mediat që promovojnë solidaritetin me Europën e kancelares Merkel. Referendumi është një provë e madhe për shoqërinë greke dhe demokracinë e saj, por dhe një zhvillim i rëndësishëm politik për Europën.  

ISIS detyron fëmijët të ekzekutojnë 25 sirianë, në amfiteatrin romak mblidhen qindra spektatorë për të parë shfaqjen horror

Postuar në 04 Korrik, 2015 14:17

ISIS ka publikuar disa pamje ditën e sotme ku shihet ekzekutimi i 25 ushtarëve të regjimit sirian. Ekzekutimi i tyre u bë në një amfiteatër të vjetër romak në Palmira. 25 ushtarë ishin të lidhur dhë të vënë në rresht teksa 25 fëmijë u drejtonin pistoletat pas koke. Në amfiteatër ishin mbledhur qindra spektatorë për të parë shfaqjen horror. Një flamur gjigant i Shtetit Islamik ishte vendosur në pjesën ballorë të amfiteatrit.

 

Pages

Subscribe to RSS - Bota