Bota
Gjermania josh me 600 euro azilkërkuesit që kthehen me dëshirë në atdhe
Fluksi i madh i refugjatëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka bërë që Gjermania të gjejë një mënyrë tjetër për të trajtuar numrin e lartë të azilkërkuesve, përfshirë ata nga Shqipëria dhe Kosova. “Balkanweb” citon mediat gjermane duke ndalur në faktin se refugjatët që kanë hequr dorë me kërkesën e tyre për azil në qarkun e Lorrachut (landi jugor Baden Württemberg), do të marrin ndihmë për kthimin e tyre në vendlindje dhe një shumë prej 600 eurosh. Sipas medias gjermane “24.de”, programi ka për qëllim uljen e kostove për trajtimin e azilantëve.
Shqipëria rrethohet nga kriza. Në Jug të Italisë, punësimi në kuotat e 1977-ës. Një në çdo tre persona, i ekspozuar ndaj varfërisë
Mediat italiane shkruajnë sot për krizën ekonomike dhe sociale që po mbërthen vendin tonë fqinj. Një në çdo tre italianë në Jugun e Italisë, është i ekspozuar ndaj varfërisë. Në veri dhe në Italinë Qendrore ky raport është një në dhjetë. Shifrat i referohen raportit “Svimez”, që vëren se problemi është i trashëguar: rritja e Jugut ka qenë poshtë mesatares së rajoneve të tjera të Jugut të Europës për vitet 2000-2013. Zonat më të ekspozuara janë Siçilia dhe Kampanja. Problem shumë serioz paraqitet rënia demografike, me numrin e lindjeve më të ulët për 150 vjet.
SHBA liron pas 30 vitesh burg, spiunin e dënuar me burgim të përjetshëm për spiunazh në favor të Izraelit
Një panel qeveritar amerikan ka vendosur që Jonathan Pollard, spiuni i dënuar me burg përjetë në vitin 1985 pasi i kaloi dokumente sekrete qeverisë izraelite, të lirohet me kusht në nëntor, pas 30 vitesh vuajtje dënimi, njofton N.Y.Times. Nëse qeveria amerikane do kishte kundërshtime, 60 vjeçari Pollard mund të rrinte edhe për vite të tjera në burg, por duket se kjo nuk ka ndodhur. Lirimi vjen pas marrëveshjes historike me Iranin për kufizimin e programit bërthamor iranian, një marrëveshje që ka zemëruar Tel Avivin.
Libia dënon me vdekje djalin e Gadafit, Saif al Islam. Por në vendin e shpërbërë, një grup rebelësh refuzon t’ia dorëzojë gjykatës
Ndërsa vendi gjendet në shpërbërje dhe në kaosin më të rrezikshëm të dekadave të fundit, një gjykatë në Libi ka dënuar me vdekje djalin e kolonelit Muammar Gaddafi, Saif al Islam dhe 8 bashkëpunëtorë të tij për krimet e kryera gjatë kryengritjes së vitit 2011. Saif al Islam dhe njerëzit e afërt me të ishin në proces me disa dhjetëra bashkëpunëtorë të tjerë të liderit të rrëzuar, i akuzuar për shtypje të dhunshme të protestave. I biri i diktatorit nuk ndodhej në sallën e gjyqit në momentin e dhënies së vendimit, por ishte i lidhur me një video-konferencë.
Debatet e nxehta pro e kundër refugjatëve në Gjermani kalojnë në dhunë. Hidhet në erë makina e politikanit majtist. Buxheti gjerman i këtij viti për klandestinët, 5 mld euro
Jo më Greqia, por azilantët e ardhur nga Ballkani perëndimor dhe vendet në konflikt janë temë kryesore në publikun dhe politikën gjermane këto ditë. Gjermania është vendi që pranon më shumë refugjatë çdo vit në krahasim me vendet tjera të BE-së. Rreth 450 mijë persona pritet të aplikojnë për azil në Gjermani gjatë vitit 2015. Shpenzimet shtetërore për procesimin dhe akomodimin e migrantëve këtë vit pritet të rriten për më shumë se dyfish, në 5 miliardë euro (ose gati një miliard euro më shumë se buxheti ynë i shtetit) në krahasim me 2.2 miliardë në vitin 2014.
Turqia godet ISIS-in, por edhe objektiva kurde. Kryeministri Davutoglu flet me gjëagjëza para gazetarëve. Deri ku do shtyhet Ankaraja kundër terroristëve?
Me gjuhën e sfinksit ka folur kryeministri turk Ahmet Davutoglu para gazetarëve, për të shpjeguar rolin e ri në Turqisë në konfliktin sirian (dhe irakian njëherësh) me sulmet e fundit kundër objektivave të ISIS. Kryeministri turk ka deklaruar se Turqia nuk ka në plan të dërgojë trupa ushtarake tokësore në Siri për të luftuar kundër Shtetit Islamik. Aksionet ushtarake ajrore të Turqisë erdhën si përgjigje ndaj dy sulmeve terroriste të ndodhura javën e kaluar në këtë vend, një prej të cilëve në lokalitetin Suruç, ku humbën jetën 32 aktivistë.
Grusht shteti monetar, plani sekret i krahut radikal të Syrizas sipas gjermanes Bild
Ekziston edhe një “grusht shteti monetar”. Sipas gjermanes Bild, kjo është ajo çka është luajtur në Athinë muajt e fundit, dhe duhej të vinte korriku që Greqia t’i shpëtojë këtij plani të thurrur nga anëtarët e partisë qeveritare të majtë, Syriza. Udhëheqës të këtij grupi, sipas informacioneve të Bild, ishin ish-ministri i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, 68 vjeç dhe të paktën pesë anëtarë të Komitetit Qendror të partisë Syriza.
Miku i ngushtë i Tony Blair në festë me kokainë the prostituta. Jep dorëheqjen si nënkryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit Britanik(Video)
Lordi John Sewel, (Xhon Siuëlll) nënkryetar i dhomës së lartë të parlamentit britanik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Histori/Rusi, disa ekspertë mendojnë se Car Aleksandri I u dorëzua murg dhe vdiq 82 vjeç. Ai u kanonizua si Fjodori i Tomskit më 1984
Mediat në Rusi njoftojnë për një lajm sensacional që lidhet me Car Aleksandër I. “Rossiyskaya Gazeta” dhe “Gazeta.ru” shkruajnë se grafologët kanë arritur në përfundimin se shkrimi i Car Aleksandër I, është identik me atë të Fjodorit të Tomskit, një murg i kanonizuar nga Kisha Ortodokse Ruse në vitin 1984. Rrjedhimisht, grafologët deduktojnë se Fjodor Kuzmich, ose Fjodori i Tomskit, është Car Aleksandër I.
Franca kalon “Patriot Act” e vet. Përgjime pa lejen e gjykatës
Duket se siguria, ashtu si ajo na sugjerohet nga autoritetet, po prevalon ndaj lirive. Madje duke pretenduar se përforcohet për të ruajtur pikëirsht këto liri. Pas SHBA-së që me “Patriot Act”, hapi spiralen e përgjimit masiv të qytetarëve, bazuar në kritere ligjore shumë të diskutueshme, është edhe Franca, ajo që e ndjek këtë rrugë. Së fundmi, Këshilli Kushtetues francez, ka miratuar ligjin e propozuar që i jep qeverisë të drejta të gjera për të përgjuar qytetarët.