Debatet e nxehta pro e kundër refugjatëve në Gjermani kalojnë në dhunë. Hidhet në erë makina e politikanit majtist. Buxheti gjerman i këtij viti për klandestinët, 5 mld euro

Postuar në 27 Korrik, 2015 14:13

Jo më Greqia, por azilantët e ardhur nga Ballkani perëndimor dhe vendet në konflikt janë temë kryesore në publikun dhe politikën gjermane këto ditë. Gjermania është vendi që pranon më shumë refugjatë çdo vit në krahasim me vendet tjera të BE-së. Rreth 450 mijë  persona pritet të aplikojnë për azil në Gjermani gjatë vitit 2015. Shpenzimet shtetërore për procesimin dhe akomodimin e migrantëve këtë vit pritet të rriten për më shumë se dyfish, në 5 miliardë euro (ose gati një miliard euro më shumë se buxheti ynë i shtetit) në krahasim me 2.2 miliardë në vitin 2014. Në këtë frymë debatesh nuk kanë munguar ekstremizmat, ku sot makina e Michael Richter, kreu i partisë së ekstremit të majtë “Die Linke” (Partia e Majtë) është hedhur në erë të hënën. Dhuna kundër azilkërkuesve në Gjermani po shkon drejt rritjes, dhe nuk mungojnë tubimet e hapëta kundër tyre.

Richter pohoi se kishte dëgjuar një shpërthim pak para agimit dhe ka parë tym të zi nga mjeti i tij në qytetin Freital. Die Linke ka fajësuar për këtë shpërthim ekstremistët djathtistë.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.