Miku i ngushtë i Tony Blair në festë me kokainë the prostituta. Jep dorëheqjen si nënkryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit Britanik(Video)

Postuar në 26 Korrik, 2015 15:07

Lordi John Sewel, (Xhon Siuëlll) nënkryetar i dhomës së lartë të parlamentit britanik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Pjesëtari i grupit të laburistëve dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Tony Blair në kohën kur mbante postin e kryeministrit, 69-vjeçari shfaqet në një video 45-minutëshe, teksa thithte kokainë me një kartmonedhë prej 5 paundësh.  Në pamjet e publikuara të dielën nga tabloidi britanik “The Sun”, Siuëll shfaqet në shoqërinë edhe të disa prostitutave, të cilat i paguan me nga 200 paund nata, siç duket edhe në çekun e nënshkruar prej tij. Pamjet janë fiksuar gjatë një “feste sekuale” siç e quajnë mediat britanike, në një nga shtëpitë e tij luksoze në Londër. Dhe ky është ai që vendos standardet, komenton në nëntitull The Sun. Siuëll ka një pagë prej 84 mijë paund, afërsht 120 mijë euro.

l.m

deputeti britanik by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.