Shqipëria rrethohet nga kriza. Në Jug të Italisë, punësimi në kuotat e 1977-ës. Një në çdo tre persona, i ekspozuar ndaj varfërisë

Postuar në 30 Korrik, 2015 10:08

Mediat italiane shkruajnë sot për krizën ekonomike dhe sociale që po mbërthen vendin tonë fqinj. Një në çdo tre italianë në Jugun e Italisë, është i ekspozuar ndaj varfërisë. Në veri dhe në Italinë Qendrore ky raport është një në dhjetë. Shifrat i referohen raportit “Svimez”, që vëren se problemi është i trashëguar: rritja e Jugut ka qenë poshtë mesatares së rajoneve të tjera të Jugut të Europës për vitet 2000-2013. Zonat më të ekspozuara janë Siçilia dhe Kampanja. Problem shumë serioz paraqitet rënia demografike, me numrin e lindjeve më të ulët për 150 vjet. Në vitet 2001-2014 popullsia në nivel kombëtar është rritur me 3.8 milionë banorë, por në këtë shifër, Jugu merr pjesë me 389 mijë. Papunësia ka kapur nivelin e vitit 1977, teksa në të gjithë zonën e Jugut të Italisë, thuhet se janë të punësuar 5.8 milionë njerëz, pra më poshtë sesa “kufiri psikologjik i 6 milionëve”.
http://www.corriere.it/economia/15_luglio_30/sud-su-3-rischi...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.