Bota
Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë
Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet të krijojë qeverinë e re deri më 18 prill.
Më siguroi se mund të sigurojë shumicë që të krijojë qeverinë
ka thënë Vucic.
Khamenei vendos ushtrinë në gatishmëri luftarake
Lideri suprem iranian Ajatolah Ali Khamenei ka urdhëruar ushtrinë të kalojë në gatishmëri luftarake pas kërcënimeve publike të presidentit amerikan Donal Trump se do të godasë Iranin nëse nuk pranon marrëveshjen bërthamore. Po kështu, Irani ka dorëzuar nota pranë vendeve si Iraku, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia dhe Bahreini se çdo mbështetje e një sulmi të SHBA ndaj tij, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore apo territorit nga ushtria amerikane gjatë sulmit, do të konsiderohet si akt armiqësor.
Pakistani njofton deportimin e 3 milionë afganëve deri në fund të vitit
Pakistani ka deklaruar se ka ndërmend të dëbojë 3 milionë afganë këtë vit. Plani nisi në vitin 2023 në kuadër të politikës për të larguar nga vendi të gjithë të huajt. Njoftimi për arrestime në zonat e të huajve ishte njoftuar për më 1 prill por u shty për në datën 10 prill për shkak të festave fetare islame.
Investoni tani në Bangladesh, që të mos keni emigrantë!
Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, kryeministri i Bangladeshit, nobelisti Muhammad Yunus, ka bërë thirrje kompanive gjermane që të investojnë tani në këtë vend. Të përfitojnë nga momenti unik që ofron situata.
Europa duhet të adoptojë një mendësi më strategjike
Ish-zv.presidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas shkruan sot në gazetën “Kathimerini” disa propozime për mënyrën sesi BE-ja duhet të përshtatet në kohën e re, që ai e quan “Era e Fuqisë”. Sipas tij, Europa ka sot një deficit strategjik që buron nga inercia e saj për t’iu përmbajtur në mënyrë obsesive “një rendi global shumëpalësh bazuar në rregulla”.
Hungaria njofton daljen nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve
Hungaria ka njoftuar tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve. Vendimi vjen pak pasi në Budapest mbërriti kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu, I shpallur në kërkimi ndërkombëtar për krime kundër njerëzimit në Gaza.
Qeveria do të nisë përfundimin e procedurës ditën e enjte, në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ndërkombëtar
Rusia thotë "Jo"
Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon një diplomat të lartë rus sipas të cilit propozimi në fjalë nuk adreson shqetësimet e Moskës për shkaqet e konfliktit. Diplomati në fjalë është zv.ministri Sergei Ryabkov që është shprehur se SHBA dhe Rusia nuk kanë qenë në gjendje deri më tani të eleminojnë dallimet të cilat presidenti Vladimir Putin i ka ngritur dy javë më parë.
Nuk bëhet drejtor i Shin Bet sepse kishte kritikuar Trump
Një kritikë ndaj Donald Trump dhe karriera digjet. Ose të paktën kjo thuhet se ka ndodhur me nënadmiralin izraelit Eli Sharvit, i përzgjedhur nga kryeministri Beniamin Netanyahu si drejtues i shërbimit të kundërzbulimit, Shin Bet. Mirëpo mjaftoi një kritikë nga një personazh si senatori Lindsay Graham që Netanyahu të kthejë pas vendimin.
Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t'i shfarrosim!
69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza nuk mjaftojnë. Izraeli do vrasë akoma, ndoshta deri në palestinezin e fundit ndoshta për ta vënë raportin 1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baras me zhdukjen e një popullsie.
Dënohet për korrupsion dhe përcillet si heroinë
Marine Le Pen, drejtuese e Frontit Nacional në Francë është dënuar nga një gjykatë e vendit me katër vjet burg dhe 100 000 euro gjobë për përfitimin në mënyrë të paligjshme të fondeve europiane.