Bota

Miku i ngushtë i Tony Blair në festë me kokainë the prostituta. Jep dorëheqjen si nënkryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit Britanik(Video)

Postuar në 26 Korrik, 2015 15:07

Lordi John Sewel, (Xhon Siuëlll) nënkryetar i dhomës së lartë të parlamentit britanik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Histori/Rusi, disa ekspertë mendojnë se Car Aleksandri I u dorëzua murg dhe vdiq 82 vjeç. Ai u kanonizua si Fjodori i Tomskit më 1984

Postuar në 26 Korrik, 2015 09:35

Mediat në Rusi njoftojnë për një lajm sensacional që lidhet me Car Aleksandër I. “Rossiyskaya Gazeta” dhe “Gazeta.ru” shkruajnë se grafologët kanë arritur në përfundimin se shkrimi i Car Aleksandër I, është identik me atë të Fjodorit të Tomskit, një murg i kanonizuar nga Kisha Ortodokse Ruse në vitin 1984. Rrjedhimisht, grafologët deduktojnë se Fjodor Kuzmich, ose Fjodori i Tomskit, është Car Aleksandër I.

Franca kalon “Patriot Act” e vet. Përgjime pa lejen e gjykatës

Postuar në 26 Korrik, 2015 05:55

Duket se siguria, ashtu si ajo na sugjerohet nga autoritetet, po prevalon ndaj lirive. Madje duke pretenduar se përforcohet për të ruajtur pikëirsht këto liri. Pas SHBA-së që me “Patriot Act”, hapi spiralen e përgjimit masiv të qytetarëve, bazuar në kritere ligjore shumë të diskutueshme, është edhe Franca, ajo që e ndjek këtë rrugë. Së fundmi, Këshilli Kushtetues francez, ka miratuar ligjin e propozuar që i jep qeverisë të drejta të gjera për të përgjuar qytetarët.

Bloomberg: Pse Rusia nuk e ndihmoi Greqinë

Postuar në 23 Korrik, 2015 16:08

Një artikull në Bloomberg View (http://www.bloombergview.com/articles/2015-07-22/did-putin-sell-out-greece- ), analizon raportin Greqi-Rusi para dhe pas referendumit grek mbi paketën e reformave të propozuara nga Eurogrupi.

Përfundon pacifizmi japonez i pasluftës. Kryeministri Shinzo Abe inicion ligjin që u lejon forcave japoneze përdorimin e mjeteve dhe goditjeve ofensive

Postuar në 23 Korrik, 2015 11:54

Paqësori trazohet përherë e më shumë, duke u kthyer në sfidën kryesore të sigurisë globale. Madje duke kaluar potencialisht Lindjen Mesme. Disa veprime të Kinës në Detin e Kinës Jugore, Korea e Veriut, shqetësimet e Filipineve, kanë prishur paqen relative të këtij rajoni në ngritje të vazhdueshme. Së fundmi, edhe Japonia pacifiste e pasluftës, ka ndërmarrë një akt që shihet ai fundi idealit të pas LIIB. Kryemimistri Shinzo Abe propozoi dhe mori votën në Dhomën e Ulët, për t’i dhënë të drejtën ushtrisë që të përdorë goditjet dhe mjetet ofensive.

Schäuble: “Nuk ka dominancë gjermane. Mjafton vetëm fakti që Gjermania nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit për ta kuptuar këtë”

Postuar në 22 Korrik, 2015 11:56

Revista gjermane “Spiegel” i ka marrë një intervistë ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble. I përfolur gjatë si njeriu që po imponon rregulla thuajse skllavëruese mbi Greqinë dhe po sugjeron nxjerrjen e saj nga Eurozona, Schäuble, përgjigjet me qetësi dhe jep versionin e tij. Më kyçja: Nuk ka lehtësim borxhi për Greqinë nëse qëndron në euro. Traktatet europiane nuk e lejojnë një gjë të tillë. Por sipas tij, askush nuk ka kërkuar apo planifikuar largimin e Greqisë nga euro. Mirë do të ishte që Athina vetë ta sugjeronte një gjë të tillë. Më poshtë pjesë nga intervista:

Reuters: Referendumi i kushtoi Greqisë 33 miliardë euro

Postuar në 21 Korrik, 2015 10:15

Në një raportim të gjatë rreth negociatave të Ciprasit & co. me kreditorët europianë, Reuters njofton se, para shpalljes së referendumit, qeveria greke kishte kërkuar 53 miliardë euro borxh të ri, për të siguruar ndëjtjen e Greqisë në Eurozonë. Liderët e Eurozonës, e pranuan këtë kërkesë, me kushtin që Greqia të zbatonte një sërë reformash, të cilat Cipras nuk i pranoi, duke shpallur zhvillimin e referendumit.

Krugman: Europa po paguan fantazitë qesharake ekonomike. Deshi monedhë të përbashkët pa bashkim politik. Dhe zgjodhi rrugën e gabuar për të dalë nga kriza, përmes shtrëngesave financiare

Postuar në 21 Korrik, 2015 06:02

Në një shkrim për Nju Jork Tajms, nobelisti i ekonomisë Paul Krugman nënvizon çmimin e tmerrshëm që po paguan Europa për “egoizmin e përbindshëm” të një fantazie ekonomike që parashikoi bashkimin monetary pa bashkimin politik. “Vendosja e një monedhe të përbashkët europiane tingëlloi si një ide e madhe. Ajo do ta lehtësonte bërjen e biznesit përtej kufijve kombëtarë, ndërkohë që do të shërbente edhe si një simbol i fuqishëm bashkimi. Kush mund t’i kishte parashikuar problemet e rënda që mund të kishte shkaktuar euro?

Norvegjezja Statoil tërhiqet nga aksionet e saj në TAP, mister arsyet. “Një kompani tjetër, e gatshme të blejë pjesën tonë”.

Postuar në 21 Korrik, 2015 03:19

E fuqishmja Statoil, kompania norvegjeze e energjisë që ka 20% të aksioneve në projektin gazsjellës transadriatik (TAP) është tërhequr përfundimisht nga pjesëmarrja në këtë projekt, raporton Reuters.  për shkaqe ende të panjohura. Statoil ka vendosur të heqë dorë nga projekti i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Europë, por ka deklaruar se një tjetër kompani është e gatshme ta blejë pjesën e saj të aksioneve. Gjithsesi, misteri mbetet, pasi prani e Statoil në biznese dhe projekte të kësaj natyre, është shenjë e suksesit të garantuar të sipërmarrjes.

a.k

ISIS “kalon kufirin”, sulm kamikaz në qytetin kufitar turk Suruç, të paktën 27 viktima (Video)

Postuar në 20 Korrik, 2015 07:58

“Karshillëkut” kufitar mes trupave turke dhe ISIS-it i ka ardhur fundi. Një sulm kamikaz në qytetin turk kufitar me Sirinë, Suruç, ka shkaktuar të paktën 27 viktima në një qendër kulturore për të rinjtë. Ngjarja ndodhi kur në qendrën Federata e Socialistëve të Rinj po zhvillohej një aktivitet me rreth 300 vetë të pranishëm, dhe sulmi me bombë dyshohet të jetë bërë nga një kamikaz. Suruç është shumë afër me qytetin Kobane të Sirisë dhe ka mirëpritur qindra refugjatë.

a.k

Pages

Subscribe to RSS - Bota