Bloomberg: Pse Rusia nuk e ndihmoi Greqinë
Një artikull në Bloomberg View (http://www.bloombergview.com/articles/2015-07-22/did-putin-sell-out-greece- ), analizon raportin Greqi-Rusi para dhe pas referendumit grek mbi paketën e reformave të propozuara nga Eurogrupi. Ndërkohë që para referendumit Ministria e Financave greke kishte përgatitur një plan sekret për daljen nga euro, të mbështetur nga një ndihmë e pritshme ruse prej 10 miliard eurosh, pas referendumit, kjo kartë kërcënuese nuk u luajt dot në negociatat qe vijuan, konkludon analiza.
Pse? Sepse Rusia nuk i qendroi premtimit për ndihmë që i kishte bërë privatisht grekëve para referendumit. Sipsa artikullit ky ndryshim i qëndrimit të Rusisë mund të lidhet me situatën në Ukrainë, për të cilën Berlini ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë. Në të njëjtën kohë, Rusia luajti një rol konstruktiv në negociatat bërthamore me Iranin, në të cilat Ushingtoni ishte investuar shumë për një kohë të gjatë. Edhe ky rol kontruktiv i Rusisë në ato negociata mund të lidhet me situatën në Ukrainë, për të cilën Uashingtoni ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë deri dje, konkludon artikulli në Bloomberg View.
Re.Pu.
Comments
SEPSE NUK KA PARE ME TRETE.
<p>SEPSE NUK KA PARE ME TRETE.</p>
Add new comment