Norvegjezja Statoil tërhiqet nga aksionet e saj në TAP, mister arsyet. “Një kompani tjetër, e gatshme të blejë pjesën tonë”.

E fuqishmja Statoil, kompania norvegjeze e energjisë që ka 20% të aksioneve në projektin gazsjellës transadriatik (TAP) është tërhequr përfundimisht nga pjesëmarrja në këtë projekt, raporton Reuters. për shkaqe ende të panjohura. Statoil ka vendosur të heqë dorë nga projekti i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Europë, por ka deklaruar se një tjetër kompani është e gatshme ta blejë pjesën e saj të aksioneve. Gjithsesi, misteri mbetet, pasi prani e Statoil në biznese dhe projekte të kësaj natyre, është shenjë e suksesit të garantuar të sipërmarrjes.
a.k
Add new comment