Krugman: Europa po paguan fantazitë qesharake ekonomike. Deshi monedhë të përbashkët pa bashkim politik. Dhe zgjodhi rrugën e gabuar për të dalë nga kriza, përmes shtrëngesave financiare

Në një shkrim për Nju Jork Tajms, nobelisti i ekonomisë Paul Krugman nënvizon çmimin e tmerrshëm që po paguan Europa për “egoizmin e përbindshëm” të një fantazie ekonomike që parashikoi bashkimin monetary pa bashkimin politik. “Vendosja e një monedhe të përbashkët europiane tingëlloi si një ide e madhe. Ajo do ta lehtësonte bërjen e biznesit përtej kufijve kombëtarë, ndërkohë që do të shërbente edhe si një simbol i fuqishëm bashkimi. Kush mund t’i kishte parashikuar problemet e rënda që mund të kishte shkaktuar euro? … Çështja është se nuk ishte e vështirë për ta kuptuar që në fillim se bashkimi monetar pa bashkimin politik ishte një projekt mjaft i dyshimtë. Kështu që përse vazhdoi përpara me të Europa?”, thotë Krugman.
Sipas tij, kjo ndodhi sepse ideja e euros tingëlloi kaq e bukur. U duk largpamëse, me mendësi europiane, ekzaktësisht ajo lloj gjëje që josh ata njerëz që mbajnë fjalime në Davos. Dhe më keq akoma, kur tensionet e parashikueshme të euros nisën, përgjigja e politikës europiane qe vendosja e një shtrëngimi të rreptë ndaj vendeve debitore, ndërsa historia ka treguar se një politikë e tillë do të sillte dëme të tmerrshme ekonomike si dhe do të dështonte që ta realizonte pakësimin e premtuar të borxhit.
Çfarë mund të bëjë Europa tani?, pyet Krugman. “Nuk ka përgjigje të mira– por arsyeja përse nuk ka përgjigje të mira është se euro është kthyer në një çark minjsh, një çark nga i cili është vështirë të dalësh”.
a.k
Comments
Pse nuk e thè qe ne fillim.
<p>Pse nuk e thè qe ne fillim. </p>
Add new comment