Reuters: Referendumi i kushtoi Greqisë 33 miliardë euro

Në një raportim të gjatë rreth negociatave të Ciprasit & co. me kreditorët europianë, Reuters njofton se, para shpalljes së referendumit, qeveria greke kishte kërkuar 53 miliardë euro borxh të ri, për të siguruar ndëjtjen e Greqisë në Eurozonë. Liderët e Eurozonës, e pranuan këtë kërkesë, me kushtin që Greqia të zbatonte një sërë reformash, të cilat Cipras nuk i pranoi, duke shpallur zhvillimin e referendumit.
Tre javë më pas, Ciprasi pranoi një paketë reformash më shtrënguese se ajo që refuzoi para referendumit, por tani Greqisë i duhen 86 miliardë euro borxh i ri (jo 53 miliardë), për të mbijetuar në Eurozonë.
Re.Pu.
Add new comment