Khamenei vendos ushtrinë në gatishmëri luftarake

Postuar në 06 Prill, 2025 17:18

Lideri suprem iranian Ajatolah Ali Khamenei ka urdhëruar ushtrinë të kalojë në gatishmëri luftarake pas kërcënimeve publike të presidentit amerikan Donal Trump se do të godasë Iranin nëse nuk pranon marrëveshjen bërthamore. Po kështu, Irani ka dorëzuar nota pranë vendeve si Iraku, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia dhe Bahreini se çdo mbështetje e një sulmi të SHBA ndaj tij, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore apo territorit nga ushtria amerikane gjatë sulmit, do të konsiderohet si akt armiqësor.

Agjencia “Reuteres” citon një zyrtar iranian që në kushte anonimati ka folur për “pasoja serioze dhe të rënda” për vendet që mbështesin SHBA në një sulm eventual. Po kështu agjencia shton se Irani ka refuzuar negociata direkte me SHBA-të për një marrëveshje bërthamore, por ka shprehur vullnetin për negociata përmes Omanit, një kanal i vjetër komunikimi mes të dyja shteteve rivale.

Bisedimet e ndërmjetësuara ofrojnë një shans për të vlerësuar seriozitetin e SHBA për një zgjidhje politike me Iranin

citohet zyrtari në fjalë.  

Sinjali i parë i krizës erdhi më 7 mars, kur presidenti amerikan njoftoi se i kishte dërguar një propozim Kahmeneit, por më 30 mars ai njoftoi sanksione të reja nëse Irani nuk do të përmbushte kërkesat e tij. Po kështu Trump e kërcënoi Iranin me “bombardime të paprecedenta” ndërkohë që këto ditë ka shpërndarë në faqet e veta në mediat sociale, pamje nga goditjet e milicisë Houthi në Jemen, që janë aleatë të Teheranit zyrtar.

Jemeni është një pikë kritike tashmë në Lindjen e Mesme, pas inga ky vend që është i ndarë mes Houthi pro-iranianë dhe autoriteteve në kryeqytetin Sanaa drejtuar nga presidenti Rashad al-Alimi që në një intervistë për gjermanen “Spiegel” ka deklaruar se Irani po e shfrytëzon Jemenin për konsolidimin e atij që ai e quan Aksi i të Keqes”. Madje al-Alimi akuzon Teheranin se bashkëpunon me al-Qaedan, një akuzë kjo që legjitimon një sulm eventual të SHBA në rajon, sidomos pas goditjeve që Houthi po kryejnë vazhdimisht ndaj anijeve që lundorjnë në Detin e Kuq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.