Bota
Tallje globale me raportimin e inskenuar të CNN në Siri
Ka ngjallur diskutime të shumta në media një video e transmetuar nga CNN ku sugjerohet se paraqitet një i sapoliruar nga burgjet e Assadit që lutet për fatin e tij më në fund të mirë.
Sipas mediave të ndryshme, reporterja Clarissa Ward e ka përshkruar në kronikën e vet personin në fjalë si një “të burgosur të harruar”, një pretendim që është redaktuar në rrjetet sociale në thelin e vet. Sipas
Greqia mbyll 10 vend-dislokime ushtarake në mbarë vendin
Greqia planifikon mbylljen e 10 grup dislokimeve ushtarake në mbarë vendin, në kuadër të nismësë së ministrit të Mbrojtjes, Dendias për të riorganizuar forcat e armatosura. 10 vend-dislokimet në Lakoni, Ftiodita, Janinë, Selanik, Kos dhe Evros do të mbyllen për t’u riorganizuar në destinacione të tjera në të njëjtat rajone.
Nuk kemi interes për konflikt me Sirinë
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk ka interes të ketë konflikt me Sirinë. Ai ma shtuar se politika ndaj Damaskut do të zhvillohet bazuar mbi situatën në terren, ndërkohë që ka pranuar se ushtria izraelite ka kryer oparacione sulmi ndaj dislokimeve ushtarake siriane.
Ne nuk kemi interes për konflikt në Siri. Siria ka qenë armike jona për dekada...që ka lejuar Iranin të armatosë Hezbollahun përmes territorit të saj. Për të mos lejuar që kjo të ndodhë më ne kemi kryer një seri veprimesh këto kohë
Greqia blen armë nga Izraeli për t'u mbrojtur nga Turqia
Greqia është duke diskutuar për blerjen nga Izraeli të 36 njësive të sistemit raketor të artilierisë, PULS, në kuadër të masave për modernizimin e ushtrisë.
Kontrata mendohet të arrijë në 600 – 700 milionë euro në kuadër të një negociate më te gjerë që përfshin blerjen edhe të një sistemi mbrojtës. Në total Greqia mendon të shpenzojë 2 miliardë euro për mbrojtjen vetëm me Izraelin.
Turqia ndodhet në prag të një ere transformimi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij ndidhet në prag të një periudhe shndërrimesh që vijnë si rrjedhojë e krisjeve të mëda në rajon, Siri dhe në botë.
Ndërkohë që ne përpiqemi të zgjidhim problemet aktuale, ne duhet të dëshmojmë vullnetin për të vlerësuar mundësi të reja. Kombi ynë e ka treguar këtë vullnet duke qëndruar me ne në çdo betejë ku kemi hyrë në këto 22 vjet
Mikhail Kavelashvili zgjidhet president i Gjeorgjisë
Ditën e shtunë, 14 dhjetor, Gjeorgjia i është drejtuar zgjedhjeve presidenciale ku kandidonte vetëm një emër: Mikhail Kavelashvili, ish-futbollist dhe ish-deputet i partisë “Ëndrra Gjeorgjiane – Gjeorgjia Demokratike”. Që edhe është zgjedhur me 224 vota pro.
Për herë të parë presidenti do të zgjidhet nga një kolegj elektoral dhe jo nga një votë popullore, ndërkohë që opozita gjeorgjiane nuk ka njohur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit të këtij viti.
Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, deklaroi gjatë një fjalimi në konferencënn: “Era post-juntë, 1974-2024: 50 vjet të politikës së jashtme greke” se Turqia po zgjeron pretendimet e veta ndaj Greqisë.
Gradualisht Turqia po zgjeron listën e saj të kërkesave ndaj atdheut tonë. Ndonëse dialogu me Turqinë është i domosdoshëm, duhet të refuzohet përherë aspekti i papranueshëm i pozicioneve turke, siç është kërcënimin me casus belli
Francois Bayrou caktohet kryeministër i ri i Francës
Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar liderin e qendrës, Francois Bayrou si kryeministër të vendit pas largimit me votë parlamentare të Michel Barnier. 73 vjeçari është aleat me partinë e Macron dhe është i katërti në pozicionin e kryeministrit të Francës për vitin 2024.
Ai duhet të krijojë një kabinet qeveritar që do të duhet të kapërcejë votën e mosbesimit. Ai u njoftua si emër pas dy orë bisedimesh me Macron, ndërkohë që aktorja përcaktuese në këtë ekucacion, Marine Le Pen nuk ka qenë e përfshirë në negociata.
Ministri i Jashtëm hungarez: Zelensky refuzoi armëpushimin e përkohshëm
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka deklaruar se Kievi zyrtar ka refuzuar një marrëveshje armëpushimi me Rusinë, propozuar nga Budapesti së fundmi. Lajmi raportohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, “Tass” sipas të cilës Szijjarto ka komunikuar në telefon me homologun rus, Lavrov.
Serbia është nën presionin e luftës hibride
Edhe Serbia ndodhet nën presionin e një lufte hibride. Të paktën kështu deklaron ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, që në një intervistë për televizionin shtetëror serb ka deklaruar se protestat që vazhdojnë tashmë nuk kanë lidhje me kërkesat e parashtruara.
Të gjitha kërkesat e studentëve për rindërtimin e stacionit në Novi Sad janë përmbushur. Të gjithë të ndaluarit gjatë protestave janë lëshuar dhe financimi i universiteteve është rritur me 20%