Greqia mbyll 10 vend-dislokime ushtarake në mbarë vendin

Postuar në 16 Dhjetor, 2024 14:39

Greqia planifikon mbylljen e 10 grup dislokimeve ushtarake në mbarë vendin, në kuadër të nismësë së ministrit të Mbrojtjes, Dendias për të riorganizuar forcat e armatosura. 10 vend-dislokimet në Lakoni, Ftiodita, Janinë, Selanik, Kos dhe Evros do të mbyllen për t’u riorganizuar në destinacione të tjera në të njëjtat rajone.

Plani ndahet në dy faza: faza e parë konsiston në konsolidimin e njësive ekzistuese dhe faza e dytë në mbylljen, ridislokime dhe bashkime dhe parashkikohet të përfundojë më 31 mars 2025. Nuk është e qartë ende mirë se në cilat funksione të mbrojtjes zhvillohet ky riorganizim i forcës së armatosur greke që aktualisht i është nënshtruar një program masiv armatimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.