Turqia ndodhet në prag të një ere transformimi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij ndidhet në prag të një periudhe shndërrimesh që vijnë si rrjedhojë e krisjeve të mëda në rajon, Siri dhe në botë.
Ndërkohë që ne përpiqemi të zgjidhim problemet aktuale, ne duhet të dëshmojmë vullnetin për të vlerësuar mundësi të reja. Kombi ynë e ka treguar këtë vullnet duke qëndruar me ne në çdo betejë ku kemi hyrë në këto 22 vjet
tha ndër të tjera ai gjatë një aktiviteti të organizuar me partinë e tij në Sakarya.
Po kështu Erdogan ka hedhur poshtë kritikat e opozitës për politikën e ndjekur me miliona imigrantë sirianë të strehuar në Turqi pas konfliktit të vitit 2015. Presidenti turk ka cilësuar se ata janë muhaxhirë dhe në këtë rast Turqia është ndihmuesja – ansar.
Ne nuk do të përzëmë kurrë nga vendi ynë muhaxhirë
ka thënë ai.
Add new comment