Bota
Shtete të tjera do të tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka paralajmëruar se disa vende të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine do të tërheqin njohjen e Kosovës.
Rusia pranon përgjegjësinë për incidentin e avionit azer të rrëzuar në Kazakistan
Kremlini ka pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për incidentin tragjik me një avion civil të linjës azere, AZAL. Agjencia e lajmeve “Tass” bën me dije se presidenti i vendit, Vladimir Putin, ka kërkuar ndjesë për incidentin tragjik, gjatë një telefonate me homologun e tij azer, Ilham Aliyev përmes të cilit ka përcjellë edhe “ngushëllimet më të sinqerta” familjeve për faktin se avioni u rrëzua dhe u godit në hapësirën ajrore ruse.
NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik
NATO do të rrisë praninë e saj ushtarake në Balltik pas një akti të dyshuar sabotazhi kundër kabllove energjetike që lidhin Finlandën me Estoninë.
Akti në fjalë ndodhi më 25 dhjetor dhe ai konsiston në shkëputjen nga impianti energjetik të kabllit nënujor, Estlink 2, një muaj pasi në territorin suedez ndodhi i njëjti incident.
Takim privat me dyer të mbyllura mes Erdogan dhe Bartholomeut
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një takim privat me kreun e Kishës Orthodhokse, Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartholomeu. Takimi është zhvilluar në pallatin presidencial dhe Erdogan njoftohet se ka përcjellë urimet për Krtishtilindjen “për qytetarët turq që ndjekin besimin Kristian”.
Protesta opozitare serbe kalohet në heshtje nga Perëndimi
Për javë të tëra tashmë studentë në Novi Sad kanë protestuar duke bllokuar një rrugëkalim të qytetit në kujtim të ngjarjes së stacionit të trenit.
Mediat opozitare serbe kanë raportuar një valë protestash të grupeve të ndryshme të interesit sidomos në Beograd, aq sa qeveria serbe është detyruar të kërkojë negociata.
Ngjarjet kanë fituar një jehonë ndërkombëtare, por është për t’u shënuar se portesta e opozitës serbe është injoruar në masë të madhe nga Perëndimi.
Politika e Trump: Kontroll mbi kontinentin amerikan në këmbim të heshtjes amerikane në botë?
Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA, Eric Trump, ka postuar diçka provokative në rrjetin "X". Aty shfaqet Donald Trump duke blerë Kanadanë, Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën në "Amazon". Më herët, Trump e ka quajtur "Guvernator" kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Është një qasje që imiton politikën ruse në Ukrainë.
Perëndimi drejt njohjes së qeverisë së re në Damask
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një mirëkuptim mesa duket me autoritetet e reja siriane që kanë marrë pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Assad. Pas një takimi në Damask, SHBA ka anulluar edhe statusin e terroristit, madje edhe shpërblimin 10 milionë dollarë për kreun e gupit Hayat Tahrir al-Sham, Abu Mohammed al Jolani, që ka dalë tani me emrin e vërtetë Ahmed al-Sharaa.
Ahmed al-Sharaa ka rënë dakord të angazhohet që grupet terroriste të mos përbëjnë kërcënim brenda dhe jashtë Sirisë, përfshirë SHBA dhe partnerët tanë në rajon
Kryeministri sllovak Fico, drejt Moskës për zgjidhjen e krizës së gazit rus që tranziton nga Ukraina
Më 1 janar të vitit 2025 njoftohet se ndalon kalimi i gazit rus përmes Ukrainës. Kjo për shkak se Kievi zyrtar ka deklaruar se nuk ka ndërmend të zgjasë më kontratën pesë vjeçare të tranzitimit të gazit rus drejt Europës, një vendim që paralajmëron krizë.
Rrihet lideri opozitar serb Dragan Djilas
Aleksandër Vuçiç nuk duket se i ka punët edhe aq mirë për momentin në Serbi. Protestat dhe tensionet që zgjasin me javë për një sërë çështjesh janë pasaur dje nga një incident i rëndë gjatë të cilit është rrahur liderin opozitar serb, Dragan Djilas.
Situata shpjegohet në mënyrën më të pabesueshme: Djilas ka dashur të ndalojë vendosjen e disa posterave kundër tij nga aktivistë të partisë së Aleksander Vuçiç dhe përplasja ka përfunduar në rrahjen e tij.
Perëndimi ta ndalë Izraelin në Siri përpara se të jetë shumë vonë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje që Perëndimi të frenojë Izraelin në veprimet e veta në Siri, përpara se të jetë shumë vonë, siç tha ai.