"Turqia, shtet i sundimit të ligjit. Mos bëni presion mbi gjyqësorin e pavarur!"

Postuar në 23 Mars, 2025 10:22

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është ankuar së fundmi për korrupsionin e opozitës në bashkinë e Stambollit dhe madje i ka bërë thirrje kreut të partisë opozitare, Partisë Republikane Popullore, Ozgur Ozel, që të mos bëjë presion mbi gjyqësorin.

Turqia është një shtet i drejtuar nga sundimi i ligjit. Nëse keni kurajo lejoni demokracinë dhe ligjin të veprojë lirisht. Lejoni gjykatat të marrin vendimet pa presion

citohet ai të jetë shprehur në darkën e Iftarit në Stamboll.

Më tej presidenti turk, ka akuzuar opozitën se po përdor protestat dhe rininë për të fshehur krimet e kryera. Madje sipas tij opozita ka hedhur në veprim edhe organizata të së majtës radikale, një term ky që ngjan me akuzat e presidentit amerikan Donald Trump ndaj demokratëve në SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.